By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Raporteri në PE, Schieder: Shqipëria, plan ambicioz për negociatat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Raporteri në PE, Schieder: Shqipëria, plan ambicioz për negociatat
Shqipëri

Raporteri në PE, Schieder: Shqipëria, plan ambicioz për negociatat

admin
Last updated: 23/05/2025 14:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, në një intervistë për rrjetin televiziv ballkanik “Insider”, vlerëson vullnetin politik të Shqipërisë për reformat e integrimit.

“Shqipëria ka një plan ambicioz jo vetëm për hapjen e grupkapitujve, por edhe për mbylljen e tyre deri në vitin 2027. Duhet të them se procesi i hapjes së kapitujve është i rëndësishëm, por mbyllja e tyre është akoma më e rëndësishme. Zbatimi i reformave është edhe më i vështirë, por shqiptarët janë shumë të përkushtuar politikisht për të ecur më shpejt përpara”, tha Andreas Schieder, reporter për Shqipërinë në PE.

Schieder duke folur për reformën në drejtësi thekson se Shqipëria tashmë ka një sistem gjyqësor modern, që po heton njerëz nga të gjitha partitë politike.

“Në Shqipëri kanë bërë një reformë jashtëzakonisht të vështirë, por tashmë kanë një sistem gjyqësor modern. Ata kanë ngritur SPAK-un që po heton njerëz nga të gjitha partitë politike, ata janë hetuar, madje disa kanë përfunduar në burg”, tha Andreas Shcieder, reporter për Shqipërinë në PE.

Schieder thekson se situata ekonomike në rajon është e ngjashme, por dallimi qëndron tek qeverisja dhe vullneti politik për reforma.

“Të gjithë në rajon, serb, malazez, shqiptarë, maqedonas, duan të punojnë shumë, të gjithë duan t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla të mira. Aty ka njerëz të guximshëm por dallimi mes këtyre shteteve është tek vullneti politik për reforma në qeverisje”, tha Andreas Shcieder, reporter për Shqipërinë në PE.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kallas: Më mirë se kushdo tjetër e dini se rruga drejt BE-së nuk është e lehtë, por qëndroni në të, Unioni është me ju
Next Article Rritje 6% e hyrjeve turistike në prill 2025, fluksi nga Europa

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?