Prishtinë, 27 shtator argument.mk/ – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën.
Burime të Klankosova.tv kanë bërë të ditur se takimi i mbajtur në objektin e Qeverisë, tashmë ka përfunduar.
Ky takim ka ndodhur një ditë para se të mblidhet Kuvendi i Kosovës.
Seanca është paraparë të nisë nesër në orën 11:00.

