Yjet e Napolit, Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani, rrezikojnë të humbasin ndeshjen e së shtunës në Serie A kundër Interit.
Sipas Tuttosport, Antonio Conte mbetet shpresëplotë që yjet e ekipit të tij të parë të kthehen.
Një dëmtim i vogël muskulor e ka penguar Ramsus Hojlund të luajë në dy ndeshjet e fundit të Napolit.
Në fakt, ai ka qenë jashtë fushave që kur shënoi golin e fitores kundër Genoas në fillim të tetorit.
Ndërkohë, Rrahmani ka humbur tetë ndeshjet e fundit të Napolit për shkak të një dëmtimi.
Alessandro Buongiorno dhe Sam Beukema kanë qenë dyshja e qendërmbrojtësve të Contes në mungesë të tij.