By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Të punësuarit në “Higjienën Komunale” denoncojnë parregullsitë me të cilat përballet ndërmarrja  
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Të punësuarit në “Higjienën Komunale” denoncojnë parregullsitë me të cilat përballet ndërmarrja  
MaqedoniTOP LAJM

Të punësuarit në “Higjienën Komunale” denoncojnë parregullsitë me të cilat përballet ndërmarrja  

admin
Last updated: 23/10/2025 16:34
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 tetor – Të punësuarit në Higjienën Komunale denoncojnë në Alsat parregullsitë me të cilat përballet ndërmarrja tashmë disa muaj si pasojë e keq menaxhimit. Njëri prej tyre rrëfen për kamerën e Alsat se përveç vonesave në rroga, ndërmarrja përballet edhe me mungesë të mjeteve për punë dhe uniformave.

“Kjo kështu nuk shkon pasi unë punoj 31 ditë dhe nuk mundët që të me ndalojnë të drejtën time, pasi unë duhet të shkoj në punë e më pas të marr pagën. A more pagë këtë muaj? Jo ende nuk e mora, thanë që do të lëshojnë por vetëm gjysmë page e me gjysmë nuk jetohet jeta”, deklaroi Ismail Jakaj – Punëtor i Higjienës Komunale Shkup.

Kështu shprehet Ismail Jakaj, i cili thotë se për 16 vite që punon në Higjienës Komunale të Shkupit, nuk është përballur kurrë me këtë gjendje të krijuar në këtë ndërmarrje. Përveç se nuk ka marrë pagën e muajit, ai shton se i ka ndodhur disa here që të dale për punë herët në mëngjes por është detyruar që të pres në rrugë me orë për të filluar punën.

”Kemi dalë që të presim automjetin për të filluar punën, nuk ka pasur automjet, kemi ndenjtë dy a tre orë rrugëve, qytetarët ankoheshin vazhdimisht se nuk grumbullohen mbeturinat, kemi pritur gjatë dhe shkonim në shtëpi sepse pa kamion nuk grumbullohen mbeturinat”, tha Ismail Jakaj – Punëtor i Higjienës Komunale Shkup.

Ismail Jaka thotë se për shkak të gjendjes së renduar në Higjienën Komunale, përveç se nuk kanë marrë pagat e këtij muaji, nuk kanë as uniforma e as mjete tjera të punës.

“Uniformat dikur i jepnin në rregull e tani nuk japin as uniforma në rregull, por detyrohemi të blejmë”, u shpreh Ismail Jakaj – Punëtor i Higjienës Komunale Shkup.

Sa i përket asaj që zbrazen vetëm kontejnerët e nuk grumbullohen deponitë e krijuara rreth tyre, sipas këtij punëtori të Higjienës Komunale, e gjithë kjo ndodhë për shkak të mungesës së mjeteve të punës dhe mos menaxhimit të mirë nga ana e ndërmarrjes. /Alsat.mk

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit
Next Article Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani ende në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?