By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rasti i Agon Zejnullahut, komandanti i policisë në Lipjan: Kam ofruar dorëheqje – nuk jam shkarkuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rasti i Agon Zejnullahut, komandanti i policisë në Lipjan: Kam ofruar dorëheqje – nuk jam shkarkuar
Maqedoni

Rasti i Agon Zejnullahut, komandanti i policisë në Lipjan: Kam ofruar dorëheqje – nuk jam shkarkuar

admin
Last updated: 10/07/2025 11:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Rasti i vdekjes së 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu nga Lipjani gjatë ndërhyrjes nga ana e Policisë së Kosovës, ka tronditur opinionin.

Pas rastit tragjik, mbrëmë u raportua se është shkarkuar komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Argjend Gashi.

Mirëpo Gashi në një prononcim për Telegrafin tha se nuk është shkarkuar, por ka ofruar dorëheqje.

“E vërteta është se unë kam ofruar dorëheqje morale nga pozita e komandantit, nuk jam shkarkuar. Nuk ka vendim zyrtar ende, unë kam ofruar dorëheqje”, tha Gashi.

Ai shtoi se ende nuk ka pranuar vendim zyrtar rreth dorëheqjes së tij.

“Zyrtarisht ende nuk kam marrë vendim rreth dorëheqjes time, pritet. Dorëheqjen e kam ofruar gjatë ditës së djeshme”, u shpreh Gashi.

Komandanti i policisë në Lipjan, nuk pranoi të flas rreth rastit tragjik të Agon Zejnullahut.

“Rreth rastit nuk mund të prononcohem sepse është në dorën e Prokurorisë, IPK-së dhe njësisë së hetimeve rajonale”, u shpreh ai.

Pesë zyrtarë policorë, Ibrahim Nela, rreshter në Stacionin Policor Lipjan, Liridon Rrahmani, Artidon Konxheli dhe Albian Raktoceri, zyrtarë policorë të këtij stacioni, si dhe Endrit Beqiri, zyrtar në Stacionin Policor Ferizaj, u suspenduan dhe u dërguan në paraburgim për ‘vrasje nga pakujdesia.

Sipas nenit 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që e privon nga jeta personin tjetër nga pakujdesia, dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet burgim.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shembet tuneli në Los Angeles, autoritetet arrijnë të shpëtojnë 31 punëtorët që kishin ngecur brenda tij
Next Article Shkarkohet kupola drejtuese e policisë në Shkodër, shkak ndërtimet pa leje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?