By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ratifikohet Marrëveshja me BE-në për Instrumentin për reforma dhe rritje, nesër do të miratohen ndryshimet e ligjit për mbikëqyrje inspektoriale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ratifikohet Marrëveshja me BE-në për Instrumentin për reforma dhe rritje, nesër do të miratohen ndryshimet e ligjit për mbikëqyrje inspektoriale
Maqedoni

Ratifikohet Marrëveshja me BE-në për Instrumentin për reforma dhe rritje, nesër do të miratohen ndryshimet e ligjit për mbikëqyrje inspektoriale

admin
Last updated: 29/01/2025 13:41
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 janar – Kuvendi sot e ka mbajtur seancën e 33-të, në të cilën në procedurë të mëtejshme është dhënë Propozim-plani për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbikëqyrje inspektoriale me procedurë të shkurtuar, pika e vetme në rend të ditës. Deputetët gjithashtu në kuadër të seancës së 27-të e kanë ratifikuar Marrëveshjen për Instrumentin mes Bashkimit Evropian të përfaqësuar nga Komisioni dhe Republika e Maqedonisë së Veriut e prezantuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, për aranzhmane të veçanta për zbatimin e mbështetjes nga Unioni për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në pajtim me Instrumentin për reforma dhe rritje.

Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbikëqyrje inspektoriale, me procedurë të shkurtuar tani duhet të mbahet debat amendamenti i Komisionit për sistem politik dhe të shqyrtohet në Komisionin juridiko-ligjdhënës. Sipas informacioneve nga Kuvendi, pritet që ligji të miratohet gjatë ditës së nesërme.

Propozues të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për mbikëqyrje inspektoriale, me procedurë të shkurtuar janë disa deputetët të shumicës qeveritare. Deputeti Bojan Stojanovski elaboroi se me ndryshimet, inspektoratët hyjnë në përbërje të ministrive dhe tashmë nuk do të jenë person i veçantë juridik.

“Në këtë mënyrë do të mund të paguhet rregullisht paga dhe do të mundet të gjitha detyrimet, të cilat paraprakisht i kanë pasur, t’i kenë në përbërje të ministrive. Në mënyrë plotësuese, me këtë ligj definohen edhe disa detyrime nga kjo prezantim i raporteve gjashtëmujore dhe vjetore edhe atë kush është përgjegjsë për detyrime të caktuara, nëse ministri, drejtorët, por edhe përforcohen  kushtet për të gjithë ata që pretendojnë të jenë në krye të këtyre inspektoratëve”, tha deputeti i VMRO-së.

Stojanovski tha se për momentin në ENER është vendosur ligj i ri për mbikëqyrje inspektoriale me qëllim që në mënyrë plotësuese t’u jepet pavarësi dhe të lirohen nga kufizimet politike. Sipas tij, për ligjin do të organizohen debate publike dhe konsultime me të gjitha palët e prekura.

Koordinatori i Grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, kritikoi se para fundit të dhjetorit është mbajtur seanca në të cilën në rend dite janë amendamentet e të njëjtit ligj, duke theksuar se çdo seancë kushton 30.000 euro, si dhe se shumicës qeverisëse i është thënë se ai Ligji ka mangësi. Inspektoratet nuk janë vendosur në kuadër të ministrive, inspektorët nuk marrin rrogë dhe inspektoratet nuk mund të funksionojnë. Spasovski, si shembull, theksoi se inspektorati i tregut tani vetëm mund t’i paralajmërojë tregtarët, por nuk mund t’i ndëshkojë. Sipas tij, këto ndryshime kanë edhe mospërputhje.

Deputetët e vazhduan punën duke miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Instrumentin ndërmjet Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni dhe Republika e Maqedonisë së Veriut e përfaqësuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, për Marrëveshjet specifike për zbatimin e mbështetjes së Unionit për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me Instrumentin për reforma dhe rritjes, pika e vetme e pazgjidhur në seancën e 27-të plenare.

Vlera e përgjithshme e mbështetjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Instrumentit financiar për reforma dhe rritjen arrin në gjashtë miliardë euro. Në përputhje me metodologjinë e paraparë të BE-së, Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i vihen në dispozicion 750,4 milionë euro për periudhën 2024-2027, të ndara në këste, ndërsa kësti i parë prej 51,5 milionë pritet të merret në fund të këtij viti . Kushtet e përgjithshme për disbursimin e fondeve kanë të bëjnë me zbatimin e reformave themelore, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, ndërsa kushtet e veçanta janë formuluar në kuadër të Axhendës reformuese. 

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Durmishi: Ministria e Ekonomisë dhe Punës mbështet bojkotin e marketeve
Next Article Kasami: Një person i cili është në listën e zezë të SHBA-së nuk mund të pritet në ministri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?