By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kasami: Një person i cili është në listën e zezë të SHBA-së nuk mund të pritet në ministri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kasami: Një person i cili është në listën e zezë të SHBA-së nuk mund të pritet në ministri
Maqedoni

Kasami: Një person i cili është në listën e zezë të SHBA-së nuk mund të pritet në ministri

admin
Last updated: 29/01/2025 13:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 29 janar – Kryetari i komunës së Tetovës dhe kryetar i partisë Lëvizja Besa, Bilall Kasami në pyetjen e gazetarëve kritikoi gjestin e zëvendëskryeministrit dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Ivan Stoilkoviq për shkak të pritjes së Millorad Dodik, kryetarit të Republikës Sërpska në Bosnja e Hercegovinë.

Kasami e dha këtë deklaratë sot para ngjarjes në Tetovë, ku komuna organizoi takim si pjesë e Unionit të komunave turke në botë.

“Kur jemi në poste publike, sigurisht që duhet të jemi të vetëdijshëm për pozitat që mbajmë nga ato poste, ne përfaqësojmë të gjithë qytetarët, nuk mund të shprehim dëshirat tona personale dhe qëndrimet personale derisa jemi në ato pozita. Nuk mund të presësh një person që është në listën e zezë të SHBA-së në një ministri dhe të thuash: “Kjo është pikëpamja ime personale dhe kjo është dëshira ime personale”. Maqedonia është multietnike dhe në pozitën e ministrit në fjalë, ai duhet të jetë i vetëdijshëm se duhet të përfaqësojë të gjitha komunitetet në Maqedoni, maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët dhe sigurisht serbët. Prandaj, shpresoj se kjo do të jetë deklarata e fundit dhe qëndrimi i fundit i shprehur publikisht i ministrit në këtë drejtim se çfarë do të thotë të jesh i vetëdijshëm dhe i ndjeshëm ndaj karakterit multietnik të Maqedonisë”, tha Kasami sot në Tetovë.

Stoillkoviqi është kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni, e cila është pjesë e Qeverisë, së bashku me Lëvizjen Besa.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ratifikohet Marrëveshja me BE-në për Instrumentin për reforma dhe rritje, nesër do të miratohen ndryshimet e ligjit për mbikëqyrje inspektoriale
Next Article Prej sot kontrolle rigoroze në markete dhe objekte të tjera tregtare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?