By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reagojnë profesorë të Universitetit “Nënë Tereza” ndaj komunikimeve vetëlavdëruese të menaxhmentit: “Shkenca nuk është propagandë, ajo matet me fakte”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Reagojnë profesorë të Universitetit “Nënë Tereza” ndaj komunikimeve vetëlavdëruese të menaxhmentit: “Shkenca nuk është propagandë, ajo matet me fakte”
Maqedoni

Reagojnë profesorë të Universitetit “Nënë Tereza” ndaj komunikimeve vetëlavdëruese të menaxhmentit: “Shkenca nuk është propagandë, ajo matet me fakte”

admin
Last updated: 27/06/2025 15:42
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 qershor – Një grup profesorësh nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup kanë reaguar ndaj komunikimeve të fundit publike të menaxhmentit të këtij institucioni, të cilat, sipas tyre, përmbajnë elemente propagandistike dhe përpjekje për vetëlavdërim pa bazë të qëndrueshme akademike, shkruan zhurnal.mk.

Në një njoftim për redaksinë tonë, profesorët kritikojnë mënyrën e prezantimit të pjesëmarrjes së stafit të universitetit në disa konferenca ndërkombëtare, kryesisht të organizuara nga IEEE, duke theksuar se kjo është portretuar si arritje madhore për kërkimin shkencor të institucionit, pa pasur mbështetje në fakte të matshme ndërkombëtarisht.

“Si pjesë e komunitetit akademik të këtij universiteti, ndjejmë obligimin profesional dhe moral të sqarojmë se një gjuhë kaq pompoze dhe vetëlavdëruese, në mungesë të fakteve të qëndrueshme, dëmton më shumë sesa ndihmon reputacionin e një institucioni që ende është në fazat fillestare të konsolidimit akademik,” thuhet në deklaratë.

Performanca e vërtetë akademike: Numrat flasin vetë

Profesorët referojnë të dhëna të publikuara në AD Scientific Index 2025, sipas të cilave Universiteti “Nënë Tereza” renditet i teti në nivel kombëtar, ndërsa në rang botëror zë vendin #14,589, duke munguar tërësisht në listat prestigjioze evropiane.

Ndërkaq, në renditje të tjera si EduRank dhe UNIRANKS, UNT nuk përfshihet në mesin e pesë universiteteve më të mira në Maqedoninë e Veriut, dhe në disa raste ka status të “inaktiv” ose me vlerësime margjinale.

“Institucioni ynë mungon në të gjitha rangimet kryesore ndërkombëtare si: Shanghai ARWU, Times Higher Education (THE), QS World University Rankings dhe SCImago, që konsiderohen standardet globale për matjen e cilësisë universitare,” theksojnë autorët e reagimit.

Konferencat – pjesëmarrje, jo patjetër sukses

Në deklaratë saktësohet se pjesëmarrja në konferenca, përfshirë ato të IEEE-së, nuk përbën vetvetiu sukses shkencor, duke qenë se nuk garanton as cilësi, as impakt, as citueshmëri të punimeve.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Asnjë nga punimet e përmendura nuk është publikuar në revista të indeksuara në Scopus apo Web of Science, dhe as nuk kanë sjellë citime të matshme që të dëshmojnë ndikim akademik në fushat përkatëse,” thuhet më tej.

Thirrje për standarde më të larta dhe integritet akademik

Në vend të përmbylljes, profesorët bëjnë thirrje për një qasje më të matur dhe të bazuar në kritere shkencore ndërkombëtare në mënyrën si prezantohen rezultatet akademike:

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Komunikimet institucionale të bazohen në të dhëna reale dhe të verifikueshme

- Prioritet t’i jepet cilësisë së kërkimit, jo vetëm pjesëmarrjes në ngjarje

- Të synohen botime në revista me faktor impakti dhe të krijohen ekipe kërkimore të mirëfillta

- Të ndërtohet një kulturë akademike me integritet, larg propagandës dhe marketingut të zbrazët

“Shkenca nuk matet me fjalë. Shkenca matet me fakte. Dhe faktet flasin vetë,” përfundon deklarata e profesorëve.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kapen 55 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë nga Dogana
Next Article Kuzeska: Ka filluar fshehurazi një proces për një sistem të ri të lëshimit të letërnjoftimeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?