By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reagon Beogradi pas arrestimit të nëntë personave në Zubin Potok
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Reagon Beogradi pas arrestimit të nëntë personave në Zubin Potok
Bota

Reagon Beogradi pas arrestimit të nëntë personave në Zubin Potok

admin
Last updated: 27/09/2026 17:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Beograd, 27 shtator argument.mk/ – Pas arrestimit të nëntë personave në Zubin Potok të dyshuar për krime lufte, kanë reaguar Lista Serbe dhe Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, duke kritikuar aksionin e Policisë së Kosovës dhe duke kërkuar respektimin e të drejtave të personave të arrestuar.

Lista Serbe e ka cilësuar aksionin e mëngjesit si “brutal”, duke pretenduar se arrestimet kanë shkaktuar frikë dhe pasiguri në mesin e komunitetit serb në veri të Kosovës.

Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, kjo parti pretendon se gjatë aksionit kanë marrë pjesë dhjetëra pjesëtarë të armatosur të Policisë së Kosovës, ndërsa akuzon policinë për thyerje të dyerve, dëmtim të pronës private dhe siç pretendon kjo parti edhe frikësim të familjeve.

“Ky nuk është një proces ligjor, me respekt të plotë për prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën për mbrojtje, por hakmarrje dhe mënyra e [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurtit për përndjekjen e serbëve. Fakt është se serbët në Zubin Potok muajt e fundit janë nën një terror të tmerrshëm që të kujton një pushtim”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Partia ka kërkuar që të arrestuarve t’u garantohen të gjitha të drejtat ligjore, përfshirë kontaktin me avokatët dhe familjet, ndërsa ka kërkuar nga KFOR-i, EULEX-i dhe përfaqësuesit e tjerë ndërkombëtarë që ta monitorojnë procedurën.

Reagim ka pasur edhe nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Kjo zyrë ka deklaruar se qëllimi i aksionit në Zubin Potok është “frikësimi dhe dëbimi” i serbëve, , duke shtuar se nëntë të arrestuarit janë serbë dhe operacioni u krye në pesë fshatra.

Zyra për Kosovë ka pretenduar gjithashtu se në mesin e të arrestuarve është një person në moshën 90-vjeçare, si dhe një person në familjen e të cilit jeton një fëmijë me aftësi të kufizuara.

“Të arrestuar janë edhe të afërm të serbëve që tashmë kanë qenë cak i Prishtinës”, pretendoi Zyra e Qeverisë serbe, e cila shtoi se të arrestuarit kanë jetuar në Zubin Potok për më shumë se dy dekada.

You Might Also Like

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Orteku godet Himlung Himal, të paktën 10 të zhdukur, moti i keq pengon operacionet e shpëtimit

Para se të dalë në rrugë: si testohet një automjet kinez me energji të re?

“E vrava pa dashje”/ Trupi i 39-vjeçarit gjendet i copëtuar në Torino, festa me drogë përfundon në krim makabër

Wang Yi: Përparim i ri në marëdhëniet kino- amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pacientët dërgohen nga një qytet në tjetrin për trajtimin e plagëve
Next Article Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?