By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave
Shqipëri

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

admin
Last updated: 27/09/2026 18:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Athinë, 27 shtator argument.mk/ – Ato që ishin planifikuar si pushime familjare për vëlla e motër, bashkë me partnerët e tyre, shqiptarë që jetonin në Amerikë, u kthyen në tragjedi pas një shpërthimi dhe shembjes së godinës ku ata po qëndronin në Greqi.

Viktimat u identifikuan si Florin Hoxha, motra e tij, Florida Hoxha, Eris Cani, bashkëshortja e Florin Hoxhës, Ian Alexander Kirpatrick, bashkëshorti i Florida Hoxhës, si dhe pronarët e ndërtesës, Edmond Hings dhe Athina Papapresku.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e premte, ndërsa sot familjarët e viktimave kanë mbërritur në Greqi, pasi u thirrën nga autoritetet kompetente të Shërbimit Mjeko-Ligjor të Athinës, me qëllim sigurimin e materialit gjenetik për krahasimin e ADN-së dhe përfundimin e procesit të identifikimit të trupave.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi shpërthimin e fuqishëm që shembi godinën që shërbente si vend akomodimi për turistët.

Për të tretën ditë, një ekip i Shërbimit Helenik të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, i përbërë nga dhjetë oficerë të specializuar, po kryen kontrolle të hollësishme, duke mbledhur dhe vlerësuar çdo element që mund të kontribuojë në përcaktimin e rrethanave të tragjedisë.

Hetimet nga autoritetet kompetente për shkaqet e shpërthimit janë përqendruar në apartamentin në katin e dytë, ku jetonte çifti i të moshuarve, pasi, sipas informacioneve të deritanishme, ka një tregues të fortë se shpërthimi ka ndodhur aty.

Sipas informacioneve nga burime kompetente, ky apartament ishte i vetmi që kishte furnizim me gaz natyror, i cili përdorej për kuzhinën dhe një sobë.

Megjithatë, siç u bë e ditur, gjithçka do të duhet të dokumentohet për të përcaktuar nëse shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje gazi natyror.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

“Korrupsioni nuk po shtohet, po goditet”, Rama: Hetimet e drejtësisë, si dëshmi e një kapitulli të ri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Reagon Beogradi pas arrestimit të nëntë personave në Zubin Potok
Next Article Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?