Bananet përdoren shpesh për të bërë akullore të shëndetshme, dhe kur shtohet kos, akullorja bëhet edhe më e shijshme dhe më e pasur me lëndë ushqyese. Sigurohuni që të përdorni banane shumë të pjekura dhe, mundësisht, kos në stilin grek, për të bërë akullore të shijshme dhe të shëndetshme ose “kos të ngrirë”.
Ka dy mënyra për ta bërë këtë akullore. Mund të përdorni banane të freskëta dhe t’i përzieni të gjithë përbërësit, pastaj t’i lini në frigorifer për dy orë para se t’i servirni. Në vend të bananeve të freskëta, në këtë recetë mund të përdorni edhe banane të ngrira (të prera në rrathë) dhe ta servirni akulloren menjëherë pasi ta keni përzier.
Nëse shmangni produktet e qumështit, mund të përdorni kos soje ose kokosi si alternativë ndaj kosit të thjeshtë. Mund të përdorni edhe kos me aromë, por këto lloje kosi shpesh përmbajnë sheqerna të shtuar dhe aditivë të ndryshëm.
Përbërësit:
– 3 banane të mëdha të ngrira (të prera në rrathë)
– 60 g kos grek
– 1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
– 2 lugë gjelle mjaltë
Përgatitja:
Vendosni të gjithë përbërësit në një blender dhe bluajini derisa të bëhen të lëmuara, si akullore (dy deri në tre minuta). Nëse bananet janë të vështira për t’u përzier, fikeni blenderin dhe shtypini ato me lugë ose pirun. Shërbejini menjëherë.