By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reflektimi pozitiv pas takimit mes kryeministrit Talat Xhaferi me ambasadoren Ageler?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Reflektimi pozitiv pas takimit mes kryeministrit Talat Xhaferi me ambasadoren Ageler?
AnalizaMaqedoniTOP LAJM

Reflektimi pozitiv pas takimit mes kryeministrit Talat Xhaferi me ambasadoren Ageler?

admin
Last updated: 05/02/2024 17:15
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shkurt – Propozim ndryshimet për ligjit për masa kufizuese nesër do të jetë në rend dite në seancën qeveritare. Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq pret që Qeveria të kalojë këtë propozim, pasi thotë se, nuk ka asnjë problem në funksionimin e Qeverisë teknike.

Propozim ndryshimet ishin dorëzuar njëherë në Kuvend, por më pas ishin tërhequr. Për këtë, Qeveria ishte arsyetuar se ato u tërhoqën për shkaqe administrative. Përmes ndryshimeve të ligjit për masa kufizuese, parashihet që personat që do të jenë në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe për korrupsion, krim të organizuar, shpërdorim detyre dhe kërcënime hibride, të ndiqen penalisht edhe në vend, shkruan Zhurnal.

Kjo iniciativë erdhi pasi vitin e kaluar, SHBA zgjeroi “listën e zezë”, duke futur në të, ish- zëvendëskryeministri Koço Angjushev, kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, biznesmeni kundërthënës, Orce Kamçev, për shkak të dyshime për përfshirjen e tyre në korrupsion të profilit të lartë.
Ligji për masa restrictive ka për qëllim zgjerimin e shtrirjes së këtyre masave kufizuese, si dhe instrumentet që janë në dispozicion të shtetit në kushte të masave kufizuese të vendosura.

Ligji për masa kufizuese i rregullon çështjet e vendosjes, ndryshimit dhe ndërprerjes së validitetit të masave restriktive, si dhe mekanizmat e koordinimit dhe mbikëqyrjes së zbatimit të të njëjtave, si dhe baza për vendosje të masave kufizuese në zgjidhjen aktuale janë – rezoluta të domosdoshme të Këshillit të Sigurisë të KB-së, akte juridike të BE-së, organizata tjera, ku është i anëtarësuar vendi dhe me kërkesë të organeve kompetente të shteteve tjera për çështje të terrorizmit dhe përhapjes së armëve.
Atë që e parashohin këto ndryshime është që të shtohen si bazë për vendosje të masave kufizuese nga ana e shtetit dhe akteve juridike të SHBA-së dhe akteve juridike të Mbretërisë së Bashkuar, që do të thotë krahas Këshillit të Sigurisë, Bashkimit Evropian, tani edhe aktet juridike të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar janë bazë e vlefshme për vendosje të masave restriktive.

Si instrumente që shteti i ka me rastin e vendosjes së masave kufizuese, përveç embargos së armëve, ndalimi i hyrjes në Maqedoninë e Veriut për qytetarët që nuk janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, natyrisht edhe masat financiare duke përfshirë konfiskimin e pasurisë, megjithatë zgjerohet Ligji edhe me një shtrirje dhe ky është i pari, nga qëllimet e Ligjit, përveç sigurisë ndërkombëtare, demokracisë, korrupsionit, shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe kërcënimet hibride ndaj shtetit janë futur edhe si synime që duam t’i arrijmë me ndryshimet në Ligjin për masat kufizuese, si dhe janë shtuar dy instrumente të rëndësishme, pasi institucioni propozues është i obliguar që të gjitha provat materiale, jomateriale t’i dorëzojë në Prokurorinë Publike dhe Prokuroria Publike është e obliguar ligjërisht të fillojë menjëherë një procedurë, një procedurë penale, duke përfshirë konfiskimin e pasurisë dhe nëse ky hetim përfundon me ngritjen e akuzës, atëherë futen dy instrumente të reja, që është pezullimi i përkohshëm i funksionit publik dhe ndalimi për pjesëmarrje në procesin e furnizimit publik deri në vendimin e plotfuqishëm të gjykatës.

Një dilemë lidhur me fatin e këtyre ndryshimeve ligjore u krijua pak para formimit të qeverisë teknike, kur kryeministri tashmë i ri, Talat Xhaferi, deklaroi se këto ndryshime ligjore nuk janë në patim me Kushtetutën e vendit, shkruan Zhurnal.
Në intervistën për podcastin “Politikanti” në “Slloboden Peçat”, Xhaferi më 25 janar u shpreh qartë kundër ndryshimit të këtij Ligji.
“Lidhur me propozimin që listat e zeza të bëhen pjesë e sistemit juridik në Maqedoni unë jam kundër, sepse nuk parashihet me Kushtetutën dhe ligjet, kurse ato nuk janë dokumente ndërkombëtare qëtë ratifikohe dhe të bëhen pjesë e sistemit juridik të Maqedonisë. Sinqerisht, personalisht nuk jam për atë që të implementohet ligj i tillë”. Pat deklaruar Xhaferi.
Mirëpo ndikim pozitiv tek kryeministri Xhaferi me gjasë pat takimi me ambasadoren amerikane në Shkup, Anxhela Ageler, realizuar disa ditë pas zgjedhjes në postin e ri, kështu që tani është hapur rruga për votimin e këtyre ndryshimeve ligjore.

Dimitar Kovaçevski deri sa ishte kryeministër pat thënë se kjo është edhe kërkesë e bashkësisë ndërkombëtare sepse ne jemi anëtare e NATO-s.
“NATO nuk është vetëm të vendosni flamur dhe të shihni se jeni vend-anëtar i NATO-s, por ka edhe standarde që duhet të plotësohen dhe ne në pjesën më të madhe të institucioneve tashmë i plotësojmë standardet. Një nga standardet do të jetë ky”, pat deklaruar Kovaçevski.
Për atë nëse personat dhe firmat që janë në listën e zezë të SHBA-së do të kufizohen që të mos marrin pjesë në tendera shtetërorë, Kovaçevski kishte theksuar se tani për tani nuk mund të thuhet.

“Tashmë e kam thënë mendimin tim, se për personat që janë të sanksionuar nga partneri ynë më i madh strategjik, SHBA, BE për arsye të tjera, sepse BE-ja nuk ka një listë sanksionesh si SHBA-ja apo Britania e Madhe, atëherë duhet të zhvendoset edhe në vendin tonë, duke qenë se nuk mundet që në mëngjes të mburremi se jemi miq më të mirë me SHBA-të dhe pasdite të bëjmë gjithçka kundër tyre, kështu që do të duhet të spostohet”, nënvizoi Kovaçevski në ditët e fundit si kryeministër./Zhurnal

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Dauti: Apeloj që të ruhet qetësia, dinjiteti dhe të mos bini pre e provokimeve
Next Article Nikolla nis seancën parlamentare, Garda nuk lejon as deputetët e papërjashtuar të futen në sallë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?