By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Regjistrohen 57 raste të reja me Kovid, katër persona kanë vdekur si pasojë e virusit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Regjistrohen 57 raste të reja me Kovid, katër persona kanë vdekur si pasojë e virusit
Maqedoni

Regjistrohen 57 raste të reja me Kovid, katër persona kanë vdekur si pasojë e virusit

admin
Last updated: 17/09/2024 11:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 shtator – Në periudhën nga 9 deri më 15 shtator në vend janë regjistruar 57 raste të reja me SARS-CoV-2, janë raportuar katër persona të vdekur – dy në Shkup dhe nga një në Manastir dhe Tetovë, të gjithë mbi 70 -vjeç dhe të pavaksinuar, thuhet në raportin e fundit të Institutit për Shëndet Publik.

Nga data 9 deri më 15 shtator janë testuar gjithsej 285 materiale në laboratorët që kryejnë testimin molekular dhe testimin e antigjenit për praninë e SARS-CoV-2, me një rënie prej 36,5 për qind krahasuar me javën e kaluar. Janë regjistruar 57 raste të reja pozitive, me një rënie prej 48,6 për qind krahasuar me javën e kaluar.

Në javën aktuale janë regjistruar të sëmurë në komunat e tetë qyteteve. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n=39; 68,4 për qind), dhe incidenca më e lartë është regjistruar në Dellçevë (14,7/100.000).

Personat e sëmurë janë regjistruar në të gjitha grupmoshat, me numrin më të madh të rasteve të raportuara në grupmoshën mbi 60 vjeç.

Gjatë javës së kaluar (9-15 shtator 2024) janë raportuar katër persona të vdekur të lidhur me KOVID-19, nga Shkupi (2), Manastiri dhe Tetova. Të gjithë personat e vdekur janë mbi 70 vjeç. Tre persona kanë vdekur në kushte spitalore, ndërsa në tre persona janë regjistruar sëmundje shoqëruese. Të gjithë personat janë të pavaksinuar kundër KOVID-19.

Gjatë vitit 2024 dhe deri më 15 shtator 2024, në vend janë regjistruar gjithsej 1.560 të sëmurë dhe 20 të vdekur të lidhur me KOVID-19. Që nga shfaqja e rastit të parë të KOVID-19 më 26 shkurt të vitit 2020, janë raportuar gjithsej 351,876 raste të KOVID-19 dhe 9,999 vdekje të lidhura me KOVID-19.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article QMK: Gjithsej 1.704 thirrje në 112, katër zjarre në vende të hapure dhe thirrje për pastrim të rregullt të kanaleve lokale
Next Article Shtesat për fëmijë, Ministria e Financave nis verifikimin shtesë të disa llogarive të prindërve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?