By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reshje të dobëta dëbore në Qafë Thore, qarkullimi vijon normalisht në akset rrugore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Reshje të dobëta dëbore në Qafë Thore, qarkullimi vijon normalisht në akset rrugore
Shqipëri

Reshje të dobëta dëbore në Qafë Thore, qarkullimi vijon normalisht në akset rrugore

admin
Last updated: 28/11/2026 14:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 24 nëntor, Argument – Prefektura e qarkut Shkodër në përditësimin e situatës në territor, pas rënies së temperaturave dhe reshjeve të dëborës theksoi se në Bashkinë Shkodër, gjatë ditës së djeshme, në orët e pasdites, në zonën e Qafë Thores janë regjistruar reshje të dobëta dëbore, pa shkaktuar problematika.

Në njoftim thuhet se ekipet dhe mjetet e bashkisë janë angazhuar në terren, ku është kryer pastrimi i rrugës dhe trajtimi i saj me kripë për parandalimin e ngricave. Deri në këto momente nuk raportohen problematika të tjera në territorin e bashkisë.

Në territorin e Bashkisë Malësi e Madhe, Bashkisë Vau i Dejës dhe Bashkisë Pukë nuk raportohen problematika të lidhura me emergjencat civile nga strukturat përgjegjëse të Mbrojtjes Civile.

Sa i përket situatës hidrologjike, Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë bën me dije se nivelet e ujit vijojnë të jenë nën kuotat e rrezikut dhe veprat ujore nuk paraqesin problematika.

Sipas informacionit të kontraktorëve përgjegjës për mirëmbajtjen rrugore, situata në akset Koplik–Bogë, Dedaj–Razëm dhe Bogë–Theth, moti paraqitet i kthjellët, ndërsa janë regjistruar rënie të temperaturave, kryesisht në zonën e Qafë Thores. Janë marrë masat e nevojshme për trajtimin e rrugëve me kripë, me qëllim parandalimin e ngricave, dhe qarkullimi i mjeteve vijon normalisht.

Në aksin Han i Hotit–Vermosh, vijojnë punimet për pastrimin e materialeve inerte të rëna në rrugë nga ekipet e mirëmbajtjes. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, në bashkërendim me strukturat përgjegjëse të Mbrojtjes Civile, vijon monitorimin e situatës dhe mbetet në gatishmëri për përballimin e çdo situate emergjente.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sërish një dron rus hyn në hapësirën ajrore
Next Article LSDM kërkon llogaridhënie për hyrjen e Alta Insurance në tregun e sigurimeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?