By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sërish një dron rus hyn në hapësirën ajrore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Sërish një dron rus hyn në hapësirën ajrore
Bota

Sërish një dron rus hyn në hapësirën ajrore

admin
Last updated: 28/11/2026 14:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Varshavë, 24 nëntor, Argument – Një dron hyri për pak minuta në hapësirën ajrore të Polonisë gjatë sulmeve ruse ndaj Ukrainës, duke shkaktuar alarm në zonat pranë kufirit mes dy vendeve, bëri të ditur sot Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake.

Sipas ushtrisë polake, objekti fluturues u monitorua vazhdimisht nga sistemet e radarëve ushtarakë.

Agjencia polake e lajmeve PAP raportoi se bëhej fjalë për një dron me motor reaktiv, i cili fluturoi për disa minuta mbi qytetin kufitar Dorohusk, gjatë orëve të natës.

Droni dyshohet se ishte i pajisur me kamera dhe kishte funksion zbulimi.

Autoritetet polake vendosën të mos e rrëzonin atë, pasi ndryshoi drejtim dhe u kthye drejt lindjes.

Sipas ushtrisë, përdorimi i armëve mund të krijonte rrezik për popullsinë civile dhe të shkaktonte dëme në zonën përreth.

Pas evidentimit të objektit, në disa pjesë të rajonit të Lublinit u aktivizuan përkohësisht alarmet ajrore.

Qendra Qeveritare për Menaxhimin e Krizave u kërkoi banorëve pranë kufirit ukrainas të kërkonin strehim, por paralajmërimet u hoqën pak më vonë.

Incidenti vjen vetëm pak ditë pasi tre raketa të lundrimit ruse të tipit ”Kh-101” hynë në hapësirën ajrore polake dhe u rrëzuan gjatë një sulmi masiv rus ndaj Ukrainës.

Fatmirësisht, nga këto incidente nuk pati persona të lënduar.

Qeveria polake njoftoi se do të thërriste ambasadorin rus për të kërkuar shpjegime.

Ndërkohë, NATO ka shtuar mbikëqyrjen ajrore përgjatë krahut të saj lindor, në një kohë kur shkeljet e përsëritura të hapësirës ajrore polake rrisin shqetësimet për përhapjen e konfliktit përtej kufijve të Ukrainës.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Konferenca e Kryetarëve cakton 10 dhjetorin për mocionin me debat të kërkuar nga PD mbi progresraportin
Next Article Reshje të dobëta dëbore në Qafë Thore, qarkullimi vijon normalisht në akset rrugore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?