By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ‘Riaktualizohet’ ideja për hapjen e burgut të grave në Strugë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ‘Riaktualizohet’ ideja për hapjen e burgut të grave në Strugë
Maqedoni

‘Riaktualizohet’ ideja për hapjen e burgut të grave në Strugë

admin
Last updated: 26/10/2024 18:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 26 tetor – Ideja për hapjen e një reparti për gra në Shtëpinë ndëshkuese përmirësuese të tipit të hapur në Strugë është riaktualizuar gjatë vizitës së djeshme të ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov dhe takimit me drejtuesit e burgut

Sipas ministrit dikasterial i gjithë departamenti i grave nga burgu në Idrizovë do të transferohej në burgun e Strugës, ndërsa të burgosurit nga Struga do të transferoheshin në një burg tjetër.

“Si ide është hedhur kohë më parë. Shpresojmë se do të gjejmë në mbështetje nga të gjithë partnerët dhe do të mund ta realizojmë së shpejti. Sapo të merremi vesh me të gjithë partnerët e koalicionit”, theksoi Filkov.

Lidhur me gjendjen e burgut të Strugës, ai theksoi se të gjitha burgjet duhet të rinovohen.

“Kudo duhet rinovuar. Pra në asnjë burg të vendit situata nuk është e mirë. Kudo që shkojmë shohim të njëjtën gjë, pra nuk është investuar për dekada. Kemi rënë dakord që të përgatisim projekt për të filluar dhe pastaj do të dimë se sa duhet të jetë vlera”, ka thënë Filkov.

Drejtori i burgut të Strugës, Ardit Mustafai tha se burgu ka kapacitet për t’u ripërshtatur në burg për gra dhe se duhet të përmirësohen kushtet.

“Kemi kapacitet mjaftueshëm. Mendoj se duhet pak ndërhyrje, rinovim dhe vullnet politik që të ndryshohet Ligji për ta realizuar idenë. Kapacitetet duhet të rriten. Aktualisht kemi kapacitet deri në 60 dhe mund të kemi deri në 70 apo 80 shtretër nëse bëjmë disa intervenime”, ka thënë Mustafai.

Ai konsideron se realizimi i idesë që burgu të bëhet për femra është mirë për Strugën.

“Vendndodhja e burgut, fakti që është afër qytetit do t’u japë mundësinë grave që të shfrytëzojnë të gjitha favoret për të punuar në qytet me qëllim për t’u risocializuar”, tha drejtori Mustafai.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Situata financiare e institucionit theksoi se nuk është e mirë dhe se nevojitet më shumë mbështetje financiare.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ahmeti: Si preket gjuha e paguar me gjak?! / Mickoski qetëson: Nuk preket i gjithë Ligji, vetëm 2-3 dispozita
Next Article Linjat e reja ajrore hap drejt promovimit të shtetit dhe tërheqjen e turistëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?