By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Linjat e reja ajrore hap drejt promovimit të shtetit dhe tërheqjen e turistëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Linjat e reja ajrore hap drejt promovimit të shtetit dhe tërheqjen e turistëve
Maqedoni

Linjat e reja ajrore hap drejt promovimit të shtetit dhe tërheqjen e turistëve

admin
Last updated: 26/10/2024 19:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 tetor – Kryeministri Hristian Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për gjashtë linjat e reja ajrore të paralajmëruara, deklaroi se duhet të jemi të lumtur që shumë persona do të kenë mundësi që përmes linjave të lira ta vizitojnë vendin tonë dhe të shijojnë bukuritë e tij natyrore dhe kulturore.

“Nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i Transportit, paralajmëroi gjashtë destinacione të reja, ndër të cilat Stambolli nga Aeroporti i Ohrit, Bazeli, Dubai etj. Ju e dini se ne subvencionojmë një udhëtar që vjen nga aeroporti i Shkupit – nëntë euro, dhe nga aeroporti i Ohrit – dymbëdhjetë. Në nëntor do të ketë linja të reja, është vetëm një hap në drejtim të asaj që kam thënë gjatë gjithë kohës, që është se si vend mund të jemi një destinacion turistik jashtëzakonisht tërheqës, i cili ka jo vetëm bukuri natyrore, por gjithashtu vende shumë të mëdha kulturore që duhet të vizitohen, të cilat datojnë nga periudha të ndryshme në të kaluarën dhe mund të them se 90 për qind e turistëve që e vizitojnë vendin janë pikërisht për shkak të atyre pamjeve kulturore që i posedon Maqedonia si shtet”, u përgjigj Mickoski. pas vizitës së sotme në hapjen e Qendrës për shërbime në komunën Aerodrom.

Kjo, sipas tij, është edhe një hap në drejtim të promovimit të shtetit në kuadër të tërheqjes të sa më shumë turistëve.

“Ne si qytetarë duhet të tregohemi si nikoqirë të mirë dhe të vazhdojmë në atë mënyrë të funksionojmë. Nuk duhet të frikësohemi, përkundrazi, duhet të jemi të lumtur që shumë persona do të kenë mundësi që përmes linjave të lira ajrore ta vizitojnë vendin tonë dhe të shijojnë bukuritë e tij natyrore dhe kulturore”, nënvizoi kryeministri.

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski dje në konferencë për media paralajmëroi se do të hapen gjashtë linja të reja ajrore me Dubain, Barcelonën, Lionin, Shtutgardin, Bazelin dhe Stambollin. Siç informoi ministri, katër linja të reja ajrore kanë të bëjnë me Aeroportin e Shkupit, ku dy derë në javë do të ketë fluturime në relacionin Shkup – Dubai – Shkup – nga 30 marsi, njëjtë si edhe Shkup – Barcelonë – Shkup – nga 30 qershori, përderisa, tri herë në javë do të ketë fluturime në relacionin Shkup – Lion – Shkup – nga 30 qershori dhe Shkup – Shtutgard – Shkup. Në Aeroportin e Ohrit, risi janë linjat ajrore Ohër – Bazel – Ohër ku do të ketë fluturime dy herë në javë dhe linja e rregullt Ohër – Stamboll – Ohër – nga 30 marsi, që do të ketë fluturim katër herë në javë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ‘Riaktualizohet’ ideja për hapjen e burgut të grave në Strugë
Next Article Kur do përfundojë linja ajrore Shqipëri-New York? Rama: Aeroporti po negocion me kompani amerikane

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?