By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Riho Terras nga Estonia emërohet raportues për Kosovën në PE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Riho Terras nga Estonia emërohet raportues për Kosovën në PE
Maqedoni

Riho Terras nga Estonia emërohet raportues për Kosovën në PE

admin
Last updated: 18/11/2024 15:23
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Riho Terras, është emëruar të hënën raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE).

Parlamentin Evropian e kompletoi të hënën listën e raportuesve për vendet e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE).

Për emërimin e Terrasit në këtë post u pajtuan në grupin e PPE-së në Komisionin për politikë të jashtme.

Riho Terras është ish-ushtarak nga Estonia, i cili ka qenë deputet edhe në përbërjen paraprake të Parlamentit Evropian.

Më herët, grupet politike në PE ishin pajtuar që të ndajnë mes vete postet e raportuesve për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pas kësaj, secili grup vendosi nga radhët e veta të emërojë një raportues për shtetin përkatës.

Grupit të PPE-së kësaj radhe i takon posti i raportuesit për Kosovën. Tradicionalisht, në 20 vjetët e fundit raportuesi për Kosovën gjithmonë nga qenë nga radhët e Grupit të të Gjelbërve. Ky grup shënoi rënie të mbështetjes në zgjedhjet e fundit për PE të mbajtura më herët gjatë këtij viti.

Nga radhët e EPP-së si raportues për Bosnje e Hercegovinë është caktuar deputeti Onderj Kolar nga Çekia.

Raportues për Serbinë në PE është caktuar të jetë deputeti socialdemokrat nga Kroacia, Tonino Picula.

Nga pushteti në Serbi ka pasur reagime të ashpra, shpesh edhe fyese, pas emërimit të këtij ish-ministri të Jashtëm të Kroacisë si raportues për këtë vend.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Për Maqedoninë e Veriut raportues do të jetë deputeti i gjelbër, Thomas Waitz nga Austria. Deputeti liberal nga Sllovenia, Marjan Sharec, do të jetë raportues për Malin e Zi.

Raportues për Shqipërinë do të jetë deputeti nga Austria, Andreas Shrieder.

Raportues për Ukrainën do të jetë Mikchael Gahler nga EPP, për Moldavinë Sven Mikser nga radhët e Socialistëve dhe Demokratëve, për Gjeorgjinë Rasa Jukneviçiene nga EPP, ndërsa për Turqinë Nacho Sanchez Amor nga Socialistët dhe Demokratët.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Këta raportues në pesë vjetët e ardhshme do t’i ndjekin për së afërmi zhvillimet në vendet përkatëse dhe do t’i përpilojnë raportet vjetore.

Përmes këtyre raporteve do të vlerësohet përparimi i këtyre vendeve në procesin e reformave dhe në përmbushjen e kritereve për integrim në Bashkimin Evropian. Këto raporte pastaj miratohen edhe si rezoluta të Parlamentit Evropian.REL

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend dhe në Qeveri
Next Article Interi synon transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit sezonin e ardhshëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?