By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Risteski: Ndryshimet e ligjit për hotelieri do t’i rrisin standardet e sigurisë dje kontrollin për dhënie të licencave në veprimtarinë hotelierike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Risteski: Ndryshimet e ligjit për hotelieri do t’i rrisin standardet e sigurisë dje kontrollin për dhënie të licencave në veprimtarinë hotelierike
Maqedoni

Risteski: Ndryshimet e ligjit për hotelieri do t’i rrisin standardet e sigurisë dje kontrollin për dhënie të licencave në veprimtarinë hotelierike

admin
Last updated: 26/03/2025 15:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 mars – Rritja e standardeve të sigurisë, që duhet tÇi plotësojnë të gjitha objektet që kryejnë veprimtari hotelierike, kontroll më i madh në procesin e dhënies së licencave, si dhe konstatimi qartë i obligimeve të të gjitha institucioneve hstetërore lidhur me rpcesin, është qëllimi i ndryshimeve të paralajmëruara në ligjin për hotelieri, informoi sot në konferencë për shtyp në Qeveri zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.

Ndryshimet, sqaroi, do të mundësojnë vendosje të sistemit me të cilin do të duhet të përmbushen të gjitha rregullat dhe të verifikohen para se të mund të merret licenca për punë e të gjitha objekteve hotelierike. Rritja e standardeve të sigurisë të të gjitha objekteve të cilat merren me këtë veprimtari dhe koordinim më i madh në punën e objekteve me dënime më rrepta për të gjitha lokalet të cilat i shkelin ligjet.

Kontrollet e deritanishme, sipas tij, treguan numër të madh të mangësisve në rregullativën ekzistuese në raport me dispozitat ndeshkuese, siç janë dënimet e ulëta, pamundësia për plombim të objekteve nga ana e inspektorëve në rast të parregullsive të caktuara dhe lëshimeve të tjera nga rregullativat e tjera ligjore.

“Për tejkalim të këtyre mangësive, bëjmë analizë dhe propozime për ndryshim të disa ligjeve, ndërkaq të japim propozime edhe për ndryshim të kodit penal dhe ligjit për kundërvajtje, me të cilat puna e paligjshme e objekteve hotelierike jo vetëm që do t’i rritë gjobat, por do të keët mundësi të bëhet vepër penale”, nënvizoi zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës.

Një nga idetë, shtoi, është krijimi i komisionit për hulumtim të kushteve teknike minimale dhe të tjera të cilat duhet t’i përmbusin klubet e natës.

Problem i madh, sipas tij, është se deri tani ligji e ka lënë në dorë të ndërgjegjes së palës kur aplikon të dorëzojë të gjitha dokumentet dhe ndërgjegjes së punonjësve, të cilët me iniciativën e tyre mund të kontrollonin besueshmërinë ose jo.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Interi vështron situatën e yllit të Man Utd
Next Article Njohja e Kosovës nga Kenia, Osmani falënderon homologun e saj Ruto dhe ish-presidentin Pacolli për angazhimin e tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?