By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rivlerësimi i pronës pa penalitete/ Ulje tatimi 5% dhe afatet për pagesën! Ekspertët: Hap drejt formalizimit të tregut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Rivlerësimi i pronës pa penalitete/ Ulje tatimi 5% dhe afatet për pagesën! Ekspertët: Hap drejt formalizimit të tregut
Ekonomi

Rivlerësimi i pronës pa penalitete/ Ulje tatimi 5% dhe afatet për pagesën! Ekspertët: Hap drejt formalizimit të tregut

admin
Last updated: 31/07/2025 19:31
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Rivlerësimi pritet të nisë në janar të 2026-ës dhe zgjat deri në shtator. Ekonomistët vënë në dukje se ky hap është shumë më tepër sesa një manovër fiskale, ai mund të jetë një mjet për të forcuar kulturën tatimore dhe besimin në institucionet publike. Ata mendojnë se ky rivlerësim do të ketë ndikim të menjëhershëm në tregun e pasurive të paluajtshme. Do të nxisë më shumë shitje të ligjshme, do të ulë transaksionet “nën dorë”, do të rrisë të ardhurat nga tatimi, por edhe do të çlirojë një pjesë të madhe të pasurisë së qytetarëve — që aktualisht figuron në regjistra me çmime qesharake. Deri tani, çdo qytetar që shiste një apartament, tokë apo godinë, i nënshtrohej një tatimi 15% mbi fitimin kapital — diferencës mes çmimit të shitjes dhe çmimit të regjistruar.

E për të qenë realistë, kjo diferencë ishte zakonisht e madhe, sepse vlerat në regjistra shpesh nuk pasqyronin realitetin e tregut. Ndaj edhe tatimi ishte një barrë e rëndë dhe shpesh një arsye që transaksionet regjistroheshin me shifra fiktive. Por me vendimin e ri, gjithçka ndryshon: vetëm 5% tatim për ata që zgjedhin të rivlerësojnë pronën e tyre gjatë periudhës që do të nisë më 1 janar 2026 dhe do të zgjasë deri më 30 shtator të po atij viti. Kjo ulje e ndjeshme synon jo vetëm të lehtësojë qytetarët, por edhe të formalizojë tregun, të sjellë më shumë besim në proceset e blerjes e shitjes, dhe të rrisë transparencën.

FORMALIZIMI I TREGUT

“Me këtë normë të ulët tatimi, shteti u jep qytetarëve një arsye reale për të deklaruar çmimet reale. Nuk po penalizon, por po nxit korrektësinë”,- deklaron Klodian Muço në një intervistë mediatike, duke e cilësuar rivlerësimin si një mundësi për të çliruar tregun nga hipokrizia e çmimeve “nën dorë”. Sipas tij, shumë njerëz kanë hezituar të shesin pronat ose i kanë regjistruar në mënyrë fiktive, vetëm për të shmangur tatimin e lartë 15%. Me skemën e re, tatimi bie në 5% mbi diferencën e vlerës dhe procesi bëhet më transparent. “Kjo nuk është vetëm një ulje tatimi. Është një masë që ndihmon në ndërtimin e një kulture të re fiskale dhe ekonomike,” u shpreh Fatos Çoçoli.

Sipas tij, vendimi është i drejtë dhe i mirëpritur sidomos nga ata që e konsiderojnë pasurinë si një aset strategjik për të ardhmen. Ai shtoi se formalizimi i tregut është i nevojshëm në një kohë kur pasuria e paluajtshme nuk është më thjesht një strehë, por edhe një instrument për kredi, trashëgimi apo investim. Vlerësimi real i pronës është “çelësi i stabilitetit ekonomik personal”. Rivlerësimi do të jetë i mundur nga 1 janari deri më 30 shtator 2026, me pagesën që duhet të kryhet deri më 31 dhjetor 2026. Qytetarët mund të zgjedhin të përdorin një ekspert të licencuar privat, ose të ndjekin procedurën përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) duke u bazuar në çmimet fiskale zyrtare.

PERFITOJNË DHE BIZNESET

Në të kaluarën, personat juridikë kishin një skemë të veçantë me tatim 3% për rivlerësimin e aktiveve. Por tani, me projektligjin e ri, edhe për ta norma unifikohet në 5%. E thënë ndryshe, qeveria kërkon ta thjeshtojë procesin dhe të shmangë përjashtimet, duke u dhënë të gjithëve të njëjtat mundësi. Përfshirë këtu edhe ata që janë në proces legalizimi apo regjistrimi. Nëse banesa juaj është ende në dokumente të ndërmjetme, por keni përfituar certifikatë pronësie përfundimtare, mund të kërkoni rivlerësimin sapo të përfundojë regjistrimi në ASHK.

Rivlerësimi do të bëhet në dy mënyra: ose përmes një eksperti privat të licencuar, i cili përgatit aktin e vlerësimit dhe e dorëzon në ASHK, ose direkt përmes zyrave të Kadastrës, ku do të përdoren çmimet minimale fiskale të miratuara nga shteti. Në të dyja rastet, qytetari do të ketë mundësi të paguajë tatimin mbi diferencën e vlerave — jo më 15%, por 5%. Ajo që duhet të dini është se ky proces nuk është i përhershëm. Është një mundësi që ofrohet për një periudhë të kufizuar. Nëse nuk përfitoni gjatë këtij afati, në momentin që do të shisni pronën, do t’ju rikthehet norma e vjetër 15%./Gazeta Panorama 

You Might Also Like

Rritje e qarkullimit në industri

Tregti më e shpejtë më pak barriera: Korridoret e gjelbra hapin derën drejt tregut të BE-së

Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

Rezervat devizore në Maqedoninë e Veriut janë 5,2 miliardë euro

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sot hap dyert hoteli “Ari” – një përvojë e re mikpritjeje në Gjakovë me vendosje në “Bllokun e ri”
Next Article Rritet rezerva valutore e BSH/ Synohet normalizimi i kursit të këmbimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?