Prilep, 22 maj – Në orën 7 janë hapur katër vendvotimet, dy në komunën e Dollnenit dhe dy në komunën e Krushevës, ku po rivotohet për zgjedhjet parlamentare në njësinë e pestë zgjedhore. Votimi ka filluar pa ndërprerje dhe pa probleme, konfirmojnë nga komisionet komunale zgjedhore.
Në Krushevë rivotohet në një vendvotim në vendbanimet Jakrenovë dhe Buçin: në Jakrenovë është vendvotimi 1202, kurse në Buçin 1194. Në dy vendvotime janë regjistruar gjithsej 767 banorë me të drejtë vote.
Dje të drejtën e votës kanë pasur mundësi ta realizojnë 26 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.
Në Dollnen rivotohet në dy vendvotime (1470 dhe 1470/1) ku janë regjistruar gjithsej 1290 votues. Të dyja vendvotimet janë në vendbanimin Debreshtë. Dje është zbatuar votimi për 9 persona të sëmurë.
