By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shqipëria ka 132 parti politike të regjistruara, shumica pa adresë, në 2023 morën 3.3 milionë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Shqipëria ka 132 parti politike të regjistruara, shumica pa adresë, në 2023 morën 3.3 milionë euro
Shqipëri

Shqipëria ka 132 parti politike të regjistruara, shumica pa adresë, në 2023 morën 3.3 milionë euro

admin
Last updated: 22/05/2024 09:32
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shumica e partive politike në vend nuk kanë adresa të sakta e për rrjedhojë, asnjëherë nuk bëhen pjesë e auditimeve të planifikuara nga ekspertët që caktohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në raportin vjetor të këtij institucioni nënvizohet se në vitin 2023 u caktuan nëntë ekspertë të licencuar që do të kryenin këto auditime.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me vendimin nr. 544, datë 22.5.2023, “Për përzgjedhjen e ekspertëve kontabël të licencuar (auditues ligjor) për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2022”, caktoi 9 ekspertë kontabël të licencuar (audites ligjor) për auditimin e 132 partive politike të regjistruara në regjistrin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nga raportet e dorëzuara nga audituesit ligjorë për 84 parti politike nuk është kryer auditimi, për shkak të adresave të pasakta, apo pasi partitë edhe pse kanë marrë njoftimin për fillimin e procesit të auditimit, nuk janë vënë në kontakt me audituesit ligjorë” thuhet në raport.

KQZ bën të ditur gjithashtu se për 4 parti politike nuk është kryer auditimi, pasi kanë status pasiv në kuptim të legjislacionit tatimor.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas verifikimeve të kryera nga raportet e dorëzuara nga vetë partitë politike, si dhe nga raportet e dorëzuara nga audituesit ligjorë, është në proces për marrjen e masave administrative për partitë politike” nënvizon raporti.

Lidhur me mbështetjen financiare që marrin partitë raporti i KQZ zbardh se në vitin 2023 u 345.6 milionë lekë apo rreth 3.3 milionë euro.

Kjo shumë u përfitua nga një total prej 11 partish ku në krye qëndron Partia Socialiste dhe më pas ajo Demokratike, pasuar nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe në fund mbyllet me Nisma Thurje.

Financimi i fushatave zgjedhore

KQZ pranon në raport se një nga elementët që ka nevojë për vëmendje është përmirësimi i rregullave për financimin e fushatave zgjedhore si dhe të miratohen disa rregulla që kanë të bëjnë me elementë të tillë si: Zhvillimin e fushatës në median online; b. Zhvillimin e fushatës në internet dhe në rrjete sociale; c. Të ashtuquajturin “Financimi i palëve të treta” dhe zhvillimin e fushatës nga këto subjekte.

“Partitë politike që nuk janë regjistruar në 2 zgjedhjet e fundit dhe që nuk janë financuar nga buxheti i shtetit nuk duhet ti nënshtrohen auditimit. Në shumicën e rasteve partive politike nuk i dihet adresa. Ndërkohë që KQZ angazhon burime njerëzore dhe financiare për auditimin e tyre.

Partitë që në 3 zgjedhjet e fundit që nuk kanë marrë asnjë mandat duhet të paraqesin listë mbështetësish. Ndërkohë KQZ angazhohet për të kryer procedurat e përcaktuara në ligj për regjistrimin e tyre.

Propozohet që nënshkrimet t’i paraqesin që në momentin që ata paraqesin kërkesën e tyre për regjistrim në zgjedhje” nënvizon KQZ.

Ky i fundit sjell në vëmendje se ka mospërputhje sa i takon vlerës së dhurimeve që duhet të bëhen publike tek ligji për partitë politike dhe Kodi Zgjedhor.

Po kështu shihet me vend që të rishikohet pjesa XIII e Kodit Zgjedhor “Përgjegjësitë dhe Sanksionet”. Sanksionet janë joproporcionale në raport me shkeljen.

Ka shkelje të rënda ndërkohë që kodi nuk parashikon sanksion administrativ ose sanksioni i parashikuar është i papërfillshëm, raporton Monitor.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rivotimi në Krushevë dhe Dollnen filloi në kohë dhe pa probleme
Next Article Sulmoi fizikisht ekipin mjekësor në QKMF-në e Obiliqit, i dyshuari shoqërohet në polici

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?