By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Robert Kenedy Jr. bën betimin si Sekretar i Shëndetësisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Robert Kenedy Jr. bën betimin si Sekretar i Shëndetësisë
Bota

Robert Kenedy Jr. bën betimin si Sekretar i Shëndetësisë

admin
Last updated: 14/02/2025 18:57
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Robert F. Kennedy Jr. u betua të enjten si sekretari i Shëndetësisë i Presidentit Trump, pas një votimi të ngushtë në Senat.

Senati amerikan e miratoi më herët të enjten kandidaturën e zotit Kennedy Jr., një kritik i vaksinave, për postin e Sekretarit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.

Ai mori 52 vota pro dhe 48 kundër. Senatori Mitch McConnell nga Kentaki ishte republikani i vetëm që votoi kundër tij, duke bashkuar votat me 47 demokratët që kundërshtuan kandidaturën e zotit Kenedy.

Ky i fundit është zotuar se do të mbrojë programet ekzistuese të vaksinimit teksa bëri përpjekje për të siguruar votat e senatorëve hezitues.

Tashmë ai pritet të mbikëqyrë shumë agjenci të profilit të lartë, përfshirë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Pasi zoti Kennedy bëri betimin të enjten, Presidenti Trump firmosi një urdhër ekzekutiv për të krijuar një komision të quajtur MAHA, emërtuar në bazë të sloganit “Ta bëjmë Amerikën të shëndetshme sërish”. (Make America Healthy Again).

Siç njoftoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt për rrjetin amerikan ‘Fox News’ ai do të udhëzojë sekretarin e ri të Shëndetësisë “të hetojë krizën me sëmundjet kronike që po mundon vendin tonë”.

Zoti Kennedy, 71 vjeç, me profesion avokat mbi çështjet mjedisore prej kohësh ka mbjellë dyshime për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave që kanë ndihmuar në frenimin e sëmundjeve dhe kanë parandaluar miliona vdekje për dekada.

Ai tani do të drejtojë departament qeveritar që ka buxhet prej mbi 3 trilion dollarësh. Gjithashtu nën kompetencën e Departamentit të Shëndetësisë janë dhe programet ‘Medicare’ dhe ‘Medicaid’ që ofrojnë sigurim shëndetësor për mbi 140 milionë amerikanë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Zoti Kennedy ka thënë se dëshiron të punojë për t’i dhënë fund sëmundjeve kronike dhe cdo lidhje mes punonjësve të agjencisë rregullatore të barnave dhe industrisë së barnave. Ai gjithashtu do të kërkojë nga agjencitë që ofrojnë furnizim me ujë në Amerikë të heqin fluorin nga uji. Kundërshtarët thanë se ai nuk është i përshtatshëm për këtë punë për shkak të rolit të tij të spikatur në lëvizjen kundër vaksinave.

Rruga e tij drejt konfirmimit ishte e mbushur me vështirësi dhe jo gjithmonë dukej se kishte votat e nevojshme mes republikanëve. Atij iu desh të përballet me të kaluarën e tij si anëtar i Partisë Demokrate, me pikëpamjet e tij të mëparshme në mbështetje të abortit, si dhe qëndrimin e tij ndaj vaksinave. Disa anëtarë të shquar të familjes së tij, duke përfshirë kushërirën Caroline Kennedy, kërkuan gjithashtu publikisht mos konfirmimin e tij.

Përfundimisht, republikanët e Senatit hoqën dorë nga kundërshtimet siç kanë bërë për çdo të emëruar të Presidentit Trump deri më tani.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Pas votimit në Senat, Stephen Ubl, kryeshef i Kërkimeve Farmaceutike dhe Prodhuesve të Amerikës, organizata kryesore e lobimit të industrisë tha se prodhuesit e barnave mezi presin të punojnë me administratën Trump për të trajtuar zvogëlimin e barrës së sëmundjeve kronike, për të përmirësuar rezultatet shëndetësore dhe për ta bërë kujdesin shëndetësor më të përballueshëm për amerikanët tha ai në një deklaratë. VOA

You Might Also Like

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Shekerinska: Bosnja dhe NATO po hedhin një hap më tej

Pamje prekëse nga Kharkivi – policia ukrainase shpëton fëmijët pas sulmit me dron rus në kopsht

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Osmani takohet me Beqiroviqin e presidencës së BeH, flasin për rëndësinë e integritetit territorial
Next Article Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?