Real Madridi ka planifikuar një takim direkt me Rodrygon javën e ardhshme. Sipas një raporti të ri, vendimi përfundimtar për të ardhmen e lojtarit do të jetë në duart e vetë tij.
E ardhmja e Rodrygos te Real Madrid mund të zgjidhet që javën e ardhshme, me Fabrizio Romanon që raporton se klubi ka vendosur të organizojë një takim të drejtpërdrejtë me sulmuesin.
Ai shton se Reali nuk do të pengojë largimin e sulmuesit, por do t’i japë atij lirinë për të marrë vendimin përfundimtar para fillimit të sezonit 2025/2026.
Ndërkohë që Reali është i hapur ndaj mundësisë së largimit të Rodrygos, mediumi brazilian Ge Globo raporton se 24-vjeçari mbetet i fokusuar plotësisht në fitimin e besimit të trajnerit të ri, Xabi Alonso.
Pas fillimit si titullar në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për Klube, që ishte gjithashtu debutimi i Alonsos si trajner, Rodrygo qëndroi në stol për pjesën tjetër të turneut, duke u aktivizuar vetëm si zëvendësues në dy ndeshje të tjera.
Ai mbeti një rezervist i papërdour në humbjen ndaj PSG-së të mërkurën në gjysmëfinale, ku ‘Los Blancos’ ishin në disavantazh me tre gola pas pjesës së parë.
Sipas raportimeve të mëtejshme nga Ge Globo, Rodrygo do të marrë në konsideratë një largim vetëm nëse Real Madrid vendos ta largojë atë.
Me një kontratë që zgjat deri në vitin 2028, 24-vjeçari mbetet plotësisht i vendosur të japë maksimumin për ‘Los Blancos’, me synimin për të qenë në formën më të mirë në prag të Kupës së Botës vitin e ardhshëm.
Megjithatë, nëse do të ndodhte një largim, një transferim jashtë Evropës konsiderohet shumë i pamundur.
Arsenali është përmendur si kandidati kryesor për të nënshkruar me anësorin brazilian, ndërkohë që edhe Chelsea dhe Paris Saint-Germain vazhdojnë të ndjekin nga afër situatën e tij në kryeqytetin spanjoll.