By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rokas: Ekziston momentum i madh lidhur me zgjerimin që duhet të shfrytëzohet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rokas: Ekziston momentum i madh lidhur me zgjerimin që duhet të shfrytëzohet
Maqedoni

Rokas: Ekziston momentum i madh lidhur me zgjerimin që duhet të shfrytëzohet

admin
Last updated: 17/12/2024 18:57
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 dhjetor – Ekziston momentum i madh lidhur me zgjerimin i cili është prioritet i BE-së, dhe i cili duhet të shfrytëzohet, T’i presim rezultatet nga samiti BE – Ballkani Perëndimor, deklaroi sot ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihail Rokas në pyetjen e gazetarëve për pritjet nga aktivitetet diplomatike të Qeverisë në Bruksel lidhur me zhbllokimin e integrimit evropian në vend në samitin e paralajmëruar për nesër.

“Siç e dini, do të mbahet samit shumë i rëndësishëm ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, por në të njëjtën kohë ka aktivitete të shumta, d.m.th. takimet dypalëshe që po zhvillohen në këto momente. Mendoj se të gjithë duhet të presim për të parë se cilat janë rezultatet e këtij samiti të rëndësishëm. Ne vërtet shpresojmë kështu, duke pasur parasysh porosinë shumë të qartë se Bashkimi Evropian vazhdimisht thekson se procesi i zgjerimit mbetet prioritet për BE-në. Mendoj se tashmë është përsëritur nga shumë liderë të BE-së në disa raste, kështu që le të lejojmë që progresi të ndodhë në një mënyrë shumë të përshpejtuar, gjithçka për të përshpejtuar rrugën integruese evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së” thotë Rokas në pyetjen e gazetarëve pas aksionit për mbjelljen e pemëve në Mega Parkun e ri në komunën e Karposhit.

Sipas tij, ajo që për momentin është e nevojshme punë e madhe dhe e përkushtuar nga të gjithë në vend në Agjendën e reformave të miratuar nga Qeveria.

“Kam 3,5 muaj që jam në vend. Ajo që është më e rëndësishme tani për të nënvizuar është se ka një vrull të madh dhe një mundësi të madhe që duhet të shfrytëzohet. Ne kemi një agjendë fantastike siç është Plani i Rritjes së BE-së, si dhe Agjenda e Reformave e cila u miratua nga Qeveria e RMV-së. Në vend që të jap komente, mendoj se në këtë moment të gjithë në këtë vend duhet të fokusohen të punojnë shumë krah për krah me të gjitha ministritë, përfshirë edhe MÇE-në, në mënyrë që të mund të zbatojnë të gjitha standardet që i ka përcaktuar vetë Qeveria, të pranishme në agjendën e reformave Nga ana tjetër, mund të përsëris edhe një herë angazhimin e Delegacionit të BE-së në vend, si dhe të përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE-së në vend, në mënyrë që agjenda e reformave të jetë histori suksesi, realizimi i të cilës presim të përfundojë vitin e ardhshëm”, thotë Rokas, i cili sot mori pjesë në aksionin e mbjelljes së pemëve në Mega Parkun e ri në komunën e Karposhit.

Samiti i nesërm BE-Ballkani Perëndimor nuk do t’i kushtohet zgjerimit të Bashkimit, por temave lidhur me Planin e rritjes në rajon, harmonizimit të partnerëve të Ballkanit Perëndimor me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, ndikimin e pushtimit rus ndaj Ukrainës në ekonomitë e tyre dhe me përballjen me emigrimin, prandaj në tubimin nuk do të flitet për çështje lidhur me procesin e negociatave, siç janë edhe ndryshimet e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, bëjnë të ditur burime nga Këshilli Evropian.

Kjo çështje, megjithatë, mund të ngritët në kuadër të debatit në Samitin kushtuar pajtimit, edhe pse ai debat, sipas tyre, nuk do të duhej të këtë lidhje me procesin e bisedimeve.

Burimet e njëjta theksojnë edhe se Maqedonia e Veriut, si edhe vendet e tjera kandidate për anëtarësim, duhet të punojnë në përmbushjen e kritereve të përcaktuara me Kornizën negociuese, në mesin e të cilave janë edhe ndryshimet kushtetuese.

“Shpresojmë se ato do të zbatohen sa më shpejtë që është e mundur dhe procesi i bisedimeve do të vazhdojë me sukses, shtojnë ata.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Finalizohet iniciativa për mbjelljen e fidaneve në Mega parkun në Karposh
Next Article Francë, kryeministri i ri shpreson të formojë kabinetin “në ditët në vijim”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?