By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rrahmani kritikon Kurtin për projektligjin për shëndetin riprodhues
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Rrahmani kritikon Kurtin për projektligjin për shëndetin riprodhues
Kosovë

Rrahmani kritikon Kurtin për projektligjin për shëndetin riprodhues

admin
Last updated: 28/11/2026 13:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 19 nëntor, Argument – Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka kritikuar Qeverinë për angazhimin në miratimin e Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin, duke e pyetur kryeministrin Albin Kurti pse po i jepet prioritet këtij ligji, raporton Ekonomia Online.

Gjatë seancës së Kuvendit, Rrahmani tha se në mandatin e kaluar kishte kundërshtuar dhe penguar miratimin e këtij projektligji.

Ai pretendoi se shërbimi i fertilizimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kishte filluar të ofrohej në vitin 2024, prandaj qytetarët nuk mund të fajësohen për vonesat e mëparshme dhe detyrimin për t’iu drejtuar institucioneve private apo atyre jashtë vendit.

“Në mandatin e kaluar kemi kundërshtuar dhe penguar miratimin e projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim, megjithatë qeveria vazhdon ta trajtojë sjelljen e tij në kuvend me prioritet. Ju e keni arsyetuar se për shkak mos kalimit të këtij ligji po u pamundësohet marrja e këtij shërbimi në QKUK, që është hedhur poshtë për shkak se në vitin 2024 ka filluar të jepet ky shërbim dhe për pesë vite sa është vonuar, jeni përgjegjës që qytetarët duhet të marrin shërbime në institucione private dhe jashtë vendit. Pse është ky angazhim e ky nxitim për të ndikuar që ta njohin fëmijët prindin e tyre, nënën dhe babën biologjik”, tha Rrahamni.

Në përgjigjen e tij, kryeministri Kurti tha se asnjë qeveri në Kosovën e pasluftës nuk ka bërë më shumë për nënat, fëmijët dhe familjet sesa qeveria që ai drejton. Ai përmendi mbështetjen financiare për lehonat dhe rritjen e saj, duke i cilësuar akuzat se është kundër familjes si absurde.

“Nuk ka asnjë qeveri që mund të thoni se në Kosovën e pasluftës ka bërë më shumë për nënat dhe fëmijët, për familjet. Për herë të parë kjo qeveri ka filluar me mbështetje financiare për nënat lehona, 100 mijë gra kanë hapur xhirollogari për herë të parë në jetën e tyre. Mbështetjen kemi vazhduar ta rrisim. Gratë që punojnë i mbështesim edhe më shumë. Nëse ka ndonjë qeveri që ka bërë të madhe për nënat është kjo qeveri. Tash të më quani mua kundër familjes, për mua është absurde. Nëse ju e synoni një kauzë politike është legjitime, por tema është e gabuar, duhet të jeni kreativ më shumë se aq sepse ka pa numër vende ku do të duhej të kritikoheshim, por jo tek familjet”, theksoi Kurti.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: Bashkëpunimi me IRI-në, kontribut në forcimin e demokracisë dhe kapaciteteve institucionale
Next Article Kurti: Mungesa e unitetit me Komunën e Prishtinës po rrezikon Lojërat Mesdhetare, por jam optimist i përmbajtur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?