By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti: Mungesa e unitetit me Komunën e Prishtinës po rrezikon Lojërat Mesdhetare, por jam optimist i përmbajtur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti: Mungesa e unitetit me Komunën e Prishtinës po rrezikon Lojërat Mesdhetare, por jam optimist i përmbajtur
Kosovë

Kurti: Mungesa e unitetit me Komunën e Prishtinës po rrezikon Lojërat Mesdhetare, por jam optimist i përmbajtur

admin
Last updated: 28/11/2026 13:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 19 nëntor, Argument – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mungesa e unitetit të brendshëm dhe mospajtimet me Komunën e Prishtinës po e rrezikojnë organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se bashkëpunimi dhe komunikimi me Komitetin Olimpik të Kosovës ka qenë shumë i mirë, por se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për raportet me Komunën e Prishtinës, teksa u shpreh se vazhdon të jetë optimist për organizimin e lojërave, por me rezerva për shkak të mospajtimeve dhe mungesës së unitetit.

“Kemi pasur edhe një mbledhje të komitetit organizativ, këshillit organizativ për lojërat mesdhetare për vitin 2030, dhe natyrisht që aty jemi bashkë. Është për te ardhur keq që kur po përfundojnë mbledhjet, diskutimet shteruese që po mbahen aty, më pastaj po dalin në opinionin publik kush qysh votoi edhe me sulme të brendshme. Ne duhet të jemi unikë për këtë gjë dhe kjo mungesë e unitetit të brendshëm na ka sjellur në këtë pikë kur edhe po rrezikohet organizimi i lojërave mesdhetare 2030. Unë vazhdoj të jem optimist, por natyrisht jam optimist i përmbajtur për shkak se kush bën mirë nuk e ka kollaj të shtyhet me dikë që e bën të kundërtën”, tha Kurti.

“Dhe në këtë aspekt, bashkëpunimi, komunikimi ynë me Komitetin Olimpik të Kosovës ka qenë tejet i mirë. Por kjo nuk mund të thuhet edhe me komunën e Prishtinës, prandaj edhe ndodhemi në këtë situatë të nxehtë. Është fitore e madhe që ne e kemi marrë përgjegjësinë në organizimin e këtyre lojërave mesdhetare. 10 komunat e Kosovës bashkë edhe me një komunë në Shqipëri, përkatësisht Durrësin, dhe në anën tjetër planifikimet për investime libri me të cilin kemi aplikuar dhe kemi fituar duhet të zbatohet në plotësi. Këtu ka pasur dallime e mospajtime, ka edhe mosbesime. Kjo është situata në të cilën ndodhemi. Do ta bëjmë më të mirën e mundshme, por do ta bëjmë me çdo kusht, pa korrupsion”, potencoi ai.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rrahmani kritikon Kurtin për projektligjin për shëndetin riprodhues
Next Article Janevska: Ndërtojmë arsim që i përgatit të rinjtë për të ardhmen, me dije, kompetenca dhe vlera njerëzore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?