By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rregulla të reja në Ligën Premier: Katër ndryshime për sezonin e ri, hiqet pauza për hidratim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Rregulla të reja në Ligën Premier: Katër ndryshime për sezonin e ri, hiqet pauza për hidratim
Sport

Rregulla të reja në Ligën Premier: Katër ndryshime për sezonin e ri, hiqet pauza për hidratim

admin
Last updated: 17/08/2026 15:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Sezoni i ri i Ligës Premier nis këtë javë me përballjen mes Arsenalit dhe Coventryt të premten, ndërsa organizatorët kanë konfirmuar katër ndryshime të rëndësishme në rregullore.

Pas risive të aplikuara në Kupën e Botës, disa prej të cilave shkaktuan reagime të shumta nga tifozët, Liga Premier ka përcaktuar rregullat që do të zbatohen gjatë sezonit të ri.

Ndryshimi më i rëndësishëm është se nuk do të ketë më pauza për hidratim, një vendim që pritet të mirëpritet nga tifozët dhe klubet angleze.

Ndërkohë, ndryshimet e tjera lidhen me trajtimin e lojtarëve të lënduar, vonesat gjatë rivënieve të lojës, zëvendësimet dhe përdorimin e VAR-it.

1. Lojtari i lënduar duhet të largohet për një minutë

 telegrafi.com

Një lojtar që merr trajtim mjekësor në fushë do të duhet të largohet nga terreni për të paktën një minutë përpara se të rikthehet në lojë.

Ky ndryshim synon të parandalojë vonesat e panevojshme dhe simulimin e lëndimeve, pasi një lojtar nuk do të mund të rikthehet menjëherë në fushë pasi ka marrë trajtim.

2. Pesë sekonda për rivëniet e lojës

Gjyqtarët do të përdorin një numërim prej pesë sekondash në rastet kur një ekip vonon qartazi rivënien e lojës pasi topi ka dalë jashtë fushës.

Kjo vlen për rivëniet anësore dhe goditjet nga porta.

Nëse një ekip e tejkalon afatin prej pesë sekondash për rivënien anësore, rivënia do t’i akordohet kundërshtarit.

Në rastin e goditjes nga porta, nëse koha tejkalohet, kundërshtarit do t’i akordohet një goditje nga këndi.

3. Vetëm 10 sekonda për zëvendësimin

Edhe zëvendësimet do të jenë subjekt i një kufizimi kohor.

Lojtari që po largohet nga fusha duhet ta bëjë këtë brenda 10 sekondash. Nëse kjo kohë tejkalohet, lojtari i ri nuk do të mund të hyjë në lojë deri në ndërprerjen e radhës pas kalimit të një minute.

Rregulli synon të reduktojë humbjen e kohës gjatë zëvendësimeve.

4. VAR-i mund të ndërhyjë për kartonin e dytë të verdhë

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me VAR-in.

Sistemi i asistencës video do të mund të përdoret në rastet kur një lojtar ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, i cili rezulton në karton të kuq.

Megjithatë, VAR-i nuk do të përdoret për të vlerësuar nëse një ndërhyrje meritonte potencialisht kartonin e dytë të verdhë. Kontrolli do të bëhet vetëm pasi gjyqtari ta ketë dhënë zyrtarisht kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht të kuqin.

Këto ndryshime do të jenë në fuqi gjatë sezonit të ri të Ligës Premier, me synimin për të reduktuar vonesat dhe për të përmirësuar rrjedhshmërinë e ndeshjeve.

You Might Also Like

Largimi i Ronaldos shkaktoi reagime të mëdha, dy yjet e Portugalisë thyejnë heshtjen për rastin

Kosova nis përgatitjet për Austrinë pas barazimit me Izraelin

Vinicius Junior e pranon formën e dobët mes vështirësive të Real Madridit

Barcelona nuk heq dorë nga ylli i Ligës Premier, Flick e do me çdo kusht në ekipin e tij

Federata Portugeze dëshiron të pajtohet me Ronaldon, do të organizojë një takim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bozdo: Tregu audioviziv rrezikohet nga monopolizimi
Next Article Të propozuarit e PDK-së, LDK-së e Aleancës për anëtarë të KQZ-së
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?