By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bozdo: Tregu audioviziv rrezikohet nga monopolizimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Bozdo: Tregu audioviziv rrezikohet nga monopolizimi
Shqipëri

Bozdo: Tregu audioviziv rrezikohet nga monopolizimi

admin
Last updated: 17/08/2026 15:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 17 gusht, Zhurnal.mk – Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, njëherësh zëvendëskryetar i komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Fianancat, kërkoi sot ndërhyrjen e Autoritetit të Konkurrencës dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) lidhur me situatën e krijuar mes operatorëve kabllorë dhe kompanive që ofrojnë paketa televizive me pagesë.

Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, Bozdo tha se rreth 65 shoqëri të televizionit kabllor shpërndajnë paketat televizive te qytetarët, duke përballuar kostot e rrjeteve, mirëmbajtjes, shërbimit ndaj klientit dhe shpërndarjes territoriale.

Sipas tij, këto kompani po përballen me kërkesa për rritje çmimesh, ndryshime të njëanshme të kushteve tregtare dhe kërcënime për ndërprerje të kontratave nga ADTN. Bozdo tha se operatorëve kabllorë u kërkohet që rreth 25% e të ardhurave t’u mbetet atyre.

Ai e cilësoi situatën si një çështje që shkon përtej një konflikti privat mes dy palëve tregtare, duke shtuar se ajo prek konkurrencën në tregun audioviziv, lirinë e informimit dhe interesat ekonomike të rreth 500 mijë familjeve shqiptare.

Bozdo kërkoi që Autoriteti i Konkurrencës të hetojë atë që ai e cilësoi si “pozitë monopoliste” të krijuar nga Digitalb dhe Tring në segmentin e televizionit me pagesë.

“Kjo situatë nuk mund të trajtohet si një konflikt i zakonshëm privat mes dy palëve tregtare. Kur një grup që kontrollon 100% furnizimin me përmbajtje Pay TV përballet me dhjetëra distributorë që nuk kanë alternativë reale, kemi të bëjmë me një çështje thelbësore të konkurrencës, të funksionimit të tregut audioviziv, të mbrojtjes së konsumatorit dhe të respektimit të ligjit. Së pari, Autoriteti i Konkurrencës duhet sa më parë të hetojë pozitën monopoliste të krijuar nga Digitalb dhe Tring në këtë segment të tregut”, tha ai.

Sipas deputetit demokrat, duhet të verifikohet nëse ekziston një pozitë dominuese apo kontroll i përbashkët, nëse operatorët kabllorë kanë alternativa reale për sigurimin e përmbajtjes dhe nëse kushtet e reja ekonomike janë imponuar në mënyrë të njëanshme.

Ai kërkoi gjithashtu që të hetohet nëse ndërprerja e kontratave po përdoret si mjet presioni ndaj operatorëve kabllorë dhe nëse këto praktika mund të çojnë në daljen e tyre nga tregu.

“Është detyrimi i Autoritetit të Konkurrencës të sqarojë këtë situatë të paprecedent, si dhe të hetojë monopolizimin de facto të tregut të televizioneve me pagesë”, tha ai.

Sa i përket AMA-s, Bozdo tha se institucioni është vënë prej muajsh në dijeni për shqetësimet e kompanive kabllore. Sipas tij, AMA ka detyrimin të mbikëqyrë tregun audioviziv, të garantojë konkurrencën e ndershme dhe të bashkëpunojë me Autoritetin e Konkurrencës.

Bozdo kërkoi mbrojtjen e operatorëve kabllorë, respektimin e kontratave dhe garantimin e një tregu audioviziv konkurrues dhe pluralist, duke paralajmëruar se pasojat e një monopoli të mundshëm mund t’u kalojnë konsumatorëve përmes rritjes së çmimeve dhe reduktimit të alternativave.

You Might Also Like

Po riparonin skafin në Porto Palermo, benzina merr flakë dhe plagos katër persona

Njësi e re në Policinë e Shtetit për Krimet Mjedisore, Lamallari: Për Policinë, zjarri nuk përfundon kur fiket

Fluks i lartë në hyrje përmes Portit të Vlorës, mbi 1,300 pasagjerë mbërrijnë brenda ditës

Tatimet shtojnë kontrollet ndaj tregtisë online, në fokus formalizimi dhe konkurrenca e ndershme

AMA: 79 marrëveshje për përsëritjen e shërbimeve audiovizive, nuk ka prova për kufizim të konkurrencës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Peci: Hapja e Urës së Ibrit varros idenë për ndarjen e veriut
Next Article Rregulla të reja në Ligën Premier: Katër ndryshime për sezonin e ri, hiqet pauza për hidratim
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?