By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rreziku nga qentë endacak akoma i pranishëm!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Rreziku nga qentë endacak akoma i pranishëm!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Rreziku nga qentë endacak akoma i pranishëm!

admin
Last updated: 31/07/2024 20:30
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 korrik – Meqë jemi në ditët e para të qeverisë së re deklaratat madhore kanë filluar të shpeshtohen. Që kjo është shndërruar në normalitet që doza e premtimeve dhe fjalëve të mëdha të nga fushata të transmetohet edhe në ditët e para të qeverisjes. Ndikimi rus, problemet globale, anëtarësimi në BE janë temat që shpesh preferojnë t’i prekin në mënyrë sipërfaqësore politikanët tanë, por po harrojnë që vendi nga ata vijnë ende përballet me problemin e qenve endacakë. Pra, politikanët tanë në vend se të pastrojnë oborrin e shtëpisë duke mënjanuar problemet elementare, ata zgjedhin të merren me politika madhore, shkruan Zhurnal.

Qentë endacak në çdo cep të qyteteve –

Qentë endacak vazhdojnë të mbeten një problem i pazgjidhur, sidomos në rajonin e Shkupit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme, thonë për Alsat se brenda vetëm 5 muajve, në 473 raste qytetarët e Shkupit kanë qenë të sulmuar dhe kafshuar nga qentë endacak.

“Prej fillimit të vitit, deri sot në rajonin e SPB-së në Shkup, janë denoncuar 473 raste të kafshimit të qytetarëve nga qentë”, thonë nga MPB.

Nga “Lajka” thonë se nuk mund të ketë largim të përhershëm të qenve nga rruga dhe shkak për këtë janë kapacitetet e vogla të strehimores, e cila aktualisht shërben vetëm si strehë tranzit, ku qentë e kapur sillen, kontrollohen, vaksinohen dhe sterilizohen dhe përsëri kthehen në rrugë. Ata mbajnë vetëm qentë vështirë të socializueshëm, agresivë dhe racat e rrezikshme.

“Konkretisht po ndërmerren masat, program ynë është kap, sterilizo dhe ktheji në lokacion. Prej rruge i largojmë vetëm qentë që nuk e kanë kaluar testin për socializim dhe që janë treguar agresivë. Ne nuk jemi stacion për stacionim të përhershëm të qenve, kapaciteti ynë është 180, ne praktikisht jemi strehë tranzit për plotësimin e programin, për kastrim dhe sterilizim të qenve, në çfarë mënyrë e kontrollojmë shumimin e tyre dhe numrin e tyre të tepërt. Prej rrugëve i largojmë vetëm qentë endacakë”, u shpreh Radmilla Pesheva, drejtoreshë e “Lajkas”.

Vullnetarët që ndihmojnë në aktivitete të ndryshme të ndërmarrjes “Llajka” bëjnë thirrje që të mos blihen qentë, por të strehohen.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që të strehohen qenë në vend që të blihen, pasi këtu ka shumë qenë të mirë që kanë nevojë për strehë dhe duhet më shpesh t’u ndihmojmë të pastrehëve”, tha njw qytetare.

“Unë kam shumë shoqe që kanë strehuar qenë prej këtu dhe është shumë e rëndësishme të merren dhe të mos blihen, pasi ka shumë qenë në Maqedoni që mund të strehohen dhe të kenë një shtëpi të lumtur”, u shpreh njw qytetare tjetwr.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Nuk ka numër zyrtar për numrin e qenve endacak në kryeqytet por dyshohet se janë disa mijëra që enden rrugëve të kryeqytetit. Problemi me qentë endacak është prezent edhe në qytetet dhe komunat e tjera.

Rreziku nga qentë endacak-

Kur flasim për një shtet kandidat për në BE, në të njëjtën kohë flasim për një problematik që cenon sigurinë e qytetarëve krijon rrezik edhe kur qarkullojnë në lagjet e tyre nga prezenca e shtuar e qenve endacak, kjo është pakuptimtë, sepse nuk mund të jetë një shtet anëtarë i familjes evropiane po që nuk është në gjendje të menaxhojë dhe kontrollojë qentë endacak.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Rreziku nga qentë endacak është i pakontrollueshëm sepse ka pasur raste të shumta që kanë përfunduar edhe me vdekje e lëndime të rënda, sidomos kur ka sulme të qenve ndaj fëmijëve e të moshuarve. Mungesa e një strategjie për menaxhim të qenve krijon pasiguri dhe pasoja të rënda edhe kur lëndimet mund të jenë të lehta, sepse kemi të bëjmë me qenë që janë të pa vaksinuar dhe që mund të bartin sëmundje të ndryshme.

Nga lëndimet e lehta fizike deri te vdekja mund të jenë pasojat e kafshimit të qenve që secili qytetarë mund të jetë viktimë potenciale, si pasojë e mos kujdesit të duhur të autoriteteve përgjegjëse. Prandaj, në vend se të jepet ndihmë për kujdes ndaj viktimave duhet të merren masa parandaluese që mos të vijë deri te situatat e tilla që të kemi viktima, e këtë gjë nuk duhet ta shpik Maqedonia e Veriut sepse e ka të gatshme nga shtetet tjera, ajo që duhet bërë është të ketë vullnet dhe brengosje për qytetarët.

Hallet e qytetarëve i merr era, politikanët merren me politika madhore –

Gjendja e qytetarëve dita ditës vështirësohet dhe përkeqësohet edhe më shumë si pasojë e mos kujdesit adekuat nga ata që janë përgjegjës kryesor e parësor, politikanët. Kriza ekonomike, padrejtësia, lufta për mbijetesë, e deri te rreziku nga sulmet e qenve endacak janë hallet e përditshme me të cilat përballen qytetarët e vendit tonë. Por, kur marrim dhe shohim çfarë premtojnë e çfarë flasin politikanët tanë është për gërdi sepse ata flasin më shumë për luftën kundër ndikimit rus sesa për rregullimin e jetës së qytetarëve. Qytetarët sot në Maqedoninë e Veriut përballen edhe me mungesë të ujit të pijshëm dhe kanalizimit, kushteve elementare për jetesë.

Mëse e nevojshme është që politikanët tanë të ndalen së menduari e punuari vetëm për interesat e tyre personale, klanore apo partiake, duhet filluar punuari për qytetarët me votat e të cilëve janë sot në ato pozicione.  Politikanët tanë duhet të fillojnë të flasin, të brengosen dhe të gjejnë zgjidhje për hallet e qytetarëve, ndalimin e eksodit masiv të të rinjve dhe të heqin dorë njëherë e përgjithmonë nga gjyqësori që është i varur dhe këto pasoja i vuajnë në mënyrë të drejtpërdrejt qytetarët. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bleu pronë, tetovarin e mashtruan për 23 mijë euro
Next Article Zjarr i madh në Romë, pranë zyrave të RAI-t, evakuohen banorët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?