By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rriten për 20 për qind pensionet për familjet e kategorive të dala nga lufta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rriten për 20 për qind pensionet për familjet e kategorive të dala nga lufta
Maqedoni

Rriten për 20 për qind pensionet për familjet e kategorive të dala nga lufta

admin
Last updated: 10/01/2025 12:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten ka miratuar Propozim-vendimin për aprovimin e rritjes së përfitimeve dhe pensioneve duke përditësuar tabelën në Shtojcën 1. të Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të Tyre, raporton Ekonomia Online.

Ministri Hekuran Murati ka njoftuar rritjen e pensioneve për familjet e dëshmoreve të UÇK-së.

Qeveria e Kosovës ka votuar pro rritjes së pensioneve të kategorive të dala nga lufta me 20 për qind.

Murati tha se të gjitha familjet që kanë dy dëshmor apo edhe dy invalidë e më shumë do të kenë rritje mbi 20 për qind.

“Kam nderin të prezantoj propozim vendimin për rritjen e pensioneve të kategorive të dala nga lufta. Më konkretisht do të rriten pensionet familjare për familjet e dëshmorëve të UÇK-së, pra duke filluar nga familja që ka dhënë një dëshmor pra rritja do të jetë 20%, kurse familjet që kanë një apo më tepër dëshmorë rritja do të jetë më shumë se 20%”, tha ai.

Ngjashëm, sipas tij do të jetë edhe për pensionet familjare për familjet e të zhdukurve të UÇK-së, pra familja me 1 të zhdukur do të ketë rritje prej 20%, ndërkaq familjet që kanë dy apo më tepër rritja do të jetë përtej 20 përqindshit.

“Ngjashëm edhe pensionet invalidore për invalidët e UÇK-së, pra do të rriten të gjitha kategoritë me 20 për qind, si dhe shtesa për përkujdesje dhe ndihmë për invalidët e UÇK-së pra kujdestari për invalidin me dëmtim trupor mbi 80 për qind, po ashtu do të ketë rritje per 20 për qind. Ngjashëm edhe për pensionet familjare pas vdekjes së invalidit të UÇK-së do të ketë rritje për të gjitha kategoritë”, ka thënë Murati.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lyra Osmani emërohet Inspektore e Përgjithshme
Next Article Toshkovski nuk e di se ku është Grubi: Nëse nuk kthehet në shtetin që e ushqeu për më shumë se 40 vjet, dihet cila është procedura e ekstradimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?