By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rritet numri i pacientëve me sulme në tru, rëndësi ka edhe njohja e simptomave të sulmeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rritet numri i pacientëve me sulme në tru, rëndësi ka edhe njohja e simptomave të sulmeve
MaqedoniTOP LAJM

Rritet numri i pacientëve me sulme në tru, rëndësi ka edhe njohja e simptomave të sulmeve

admin
Last updated: 09/05/2026 16:48
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 maj Zhurnal.mk – Sulmet në tru janë sëmundje të zakonshme dhe të paparashikueshme në popullatë, dhe ndër tre sëmundjet kryesore për sa i përket incidencës dhe frekuencës së shfaqjes, që mund të lënë invaliditet të përhershëm ose përfundim me fatalitet, thekson për TVM2 drejtori i Klinikës së Neurologjisë Jovan Bozhinovski. Ai thekson se në vend po rritet numri i pacientëve me sulme në tru dhe kjo mund të vie si pasojë e shumë faktorëve si mënyra jo e shëndetshme e jetesës, aktiviteti pasiv i njeriut, stresi, ajri i ndotur, ushqimi jocilësor etj. Rëndësi të madhe ka edhe njohja e simptomave që të merren masa për evitimin e problemeve më të rënda të pacientëve.

“Sëmundja është multifaktoriale dhe do të bëhet më e zakonshme. Fatkeqësisht, mendohej se ishte një sëmundje e popullsisë së moshuar, por po shohim gjithnjë e më shumë pacientë më të rinj. Kur të paraqiten simptomat e sulmit në tru janë të vështira për tu parandaluar por me rëndësi është të njihen, sa më herët që të, mund të shpëtohen neurone të trurit, ose qeliza të trurit, me lloje të caktuara të terapive. Në përgjithësi simptomat e sulmit në tru janë mpirje e njërës anë të fytyrës, ndryshimi i të folurit që është i pakuptimtë, pamundësia e të folurit si dhe pa aftësia e të kuptuarit kur dikush flet, dobësim i njërës anë të trupit, problem koordinimi, kokë dhimbje, probleme në të pamurit.”, theksoi për TVM2 drejtori i Klinikës së Neurologjisë Jovan Bozhinovski.

Drejtori i klinikës së Neurologjisë thotë se kapacitet në Klinikë janë të limituara për pacientët dhe dëshiron të bëjë renovimin e ndërtesës, për rritjen e kapaciteteve për pacientët.

“Fatkeqësisht në Klinikën tonë kapacitetet janë të limituara. Çdoherë do të kërkohet edhe në të ardhmen të ketë vend për këta pacientë, funksionojmë me 30-40 shtretër spitalorë për pacientët e palëvizshëm ose në gjendje të rëndë shëndetësore. Ne kemi vende të lira edhe këtu tek ndërtesa afër mirëpo kjo ndërtesë nuk ka pasur asnjëherë ashensor dhe mundemi ti hospitalizojmë vetëm pacientët që janë më stabil. Në këtë fazë insistoj për renovimin e ndërtesës së vogël dhe të vendoset ashensor që të mundemi ti rrisim kapacitetet tona sepse periudhën që vjen pritet të rritet numri i pacientëve me sulme në tru.”, theksoi për TVM2 Bozhinovski.

Drejtori Bozhinovski theksoi se edhe pse sulmet mund të shfaqen papritur ato mund të parandalohen me marrjen e terapisë së rregullt si pacientët me diabet, kolesterol të lartë, ata me sëmundje kardiovaskulare. Njëherit apeloi pacientët që të bëjnë një jetë më të shëndetshme me aktivitet fizik, ushqim të shëndetshëm dhe mbajtjen e stresit nën kontroll.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Më shkruante dhe i fshinte mesazhet”, Avokatja zbulon se Milena Vitanova kërkoi ndihmë para se të vritej në Piacenza
Next Article Erdogan: Turqia kundërshton përhapjen më të gjerë rajonale të konfliktit SHBA-Iran
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?