By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rritje të pagave për të punësuarit në shëndetësi dakorduan sindikatat dhe Qeveria
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Rritje të pagave për të punësuarit në shëndetësi dakorduan sindikatat dhe Qeveria
EkonomiMaqedoni

Rritje të pagave për të punësuarit në shëndetësi dakorduan sindikatat dhe Qeveria

admin
Last updated: 19/11/2024 14:46
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor – Rritje prej 10 për qind të masës në para e destinuar për rritjen e pagave në shëndetësi është dakorduar me aneksin e Marrëveshjes kolektive për veprimtarinë shëndetësore në takimin ndërmjet Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë, Farmacisë dhe Mbrojtjes Sociale, Sindikatës së Pavarur të Qendrës Klinike-Shkup dhe Qeverisë.

Rritja e pagave do të fillojë të zbatohet nga nëntori, për të cilën grupi i punës me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor do të punojë në harmonizimin e aneksit.

Në konferencën për shtyp pas takimit, ku morën pjesë kryetarët e dy sindikatave dhe kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski ishte shprehur kënaqësi nga marrëveshja e arritur.

“Me këtë aneks të Marrëveshjes Kolektive kemi arritur të korrigjojmë koeficientët e të punësuarve në shëndetësi. Konkretisht bëhet fjalë për korrigjimin e koeficientit 0,233 që në përkthim nënkupton bruto pagë më të lartë për të gjithë të punësuarit se 3650 denarë apo 2.450 denarë në shumën neto. Një përfitim edhe më i mirë në seksionin e këtij aneksi është korrigjimi i pagës prej 0,364 për infermierët me arsim të mesëm dhe për pjesën tjetër të personelit të mesëm mjekësor, që përkthehet në 5.700 denarë bruto ose 3.850 denarë neto. Kjo nënkupton edhe motivim më të madh për punëtorët tanë dhe kontrata kolektive është akt i dyanshëm dhe shprehje e vullnetit të mirë”, theksoi Ljubisha Karanfilovski, kryetar i Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale.

Nga Sindikata e Qendrës Klinike – Shkup theksuan se pas negociatave të gjata është arritur një marrëveshje me të cilën do të përmirësohet dukshëm gjendja financiare e të gjithë të punësuarve në institucionet shëndetësore dhe njohja e përkushtimit, punës dhe profesionalizmit të tyre.

“Të gjitha këto rritje janë rezultat i punës së palodhur të dy sindikatave përfaqësuese dhe së bashku me Qeverinë përfaqësojnë përgjigje ndaj kërkesave për kushte më të mira pune dhe motivim për përkushtim edhe më të madh në punën tonë të përditshme. Si sindikata mbetemi të përkushtuar për vazhdimin e dialogut dhe përmirësimin e mëtejmë të kushteve të punës në shëndetësi, si dhe vazhdimin e luftës për përmirësimin e sistemit shëndetësor në tërësi”, tha Predrag Serafimovski, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Qendrës Klinike – Shkup.

Kryeministri Mickoski nënshkrimin e aneksit të Marrëveshjes Kolektive e vlerësoi si moment të rëndësishëm historik dhe paralajmëroi se trendi i rritjes së pagave të punëtorëve shëndetësorë do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

“Arritëm një marrëveshje që ka një dimension historik, përveç këtyre koeficientëve për të cilët folëm tani, që do të nënkuptonte një rritje prej 10 për qind të shumës së parave të ndara për paga. Tashmë vitin e ardhshëm, në muajin mars, do të kemi një rritje shtesë prej 5 për qind të shumës së ndarë për pagat për punëtorët shëndetësorë. Vitin e ardhshëm të vitit 2026 nga 5 në 7 për qind, varësisht se në çfarë gjendje dhe kondicion do të jetë Buxheti, shpresojmë që të jetë në gjendje vërtet të shëndetshme dhe po punojmë për këtë, pse të mos shkojmë në kufirin e sipërm. E njëjta rritje nga 5 në 7 për qind do të jetë në vitin 2027 dhe nga 7 në 10 për qind do të jetë në vitin 2028. Kur e marrim të gjithë këtë periudhë me radhë, kemi një rritje të shumës së parave që nevojiten për të paguar pagat e punëtorëve shëndetësorë për të gjithë periudhën, prej 45 deri në 50 për qind, diçka që është historike”, theksoi kryeministri Mickovski.

Në fjalën e tij në konferencën për media, kryeministri shtoi se Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore këto ditë do të nxjerrin mesazhe të reja pozitive për punonjësit e shëndetësisë, me të cilat përfundon i gjithë cikli dhe paralajmëroi se do të vijojnë reformat në sistemin shëndetësor.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nikolloski: Ligjet për ndërtim dhe për planifikim urbanistik nuk e përcjellin hapin me kohën
Next Article Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?