By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rrjedhin afatet për ankesa për zgjedhjet dhe inaugurimin e presidentes së re
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rrjedhin afatet për ankesa për zgjedhjet dhe inaugurimin e presidentes së re
Maqedoni

Rrjedhin afatet për ankesa për zgjedhjet dhe inaugurimin e presidentes së re

admin
Last updated: 10/05/2024 10:15
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 maj – Afatet për ankesa për Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Komisionin shtetëror zgjedhor (KSHZ) përfundojnë sonte në orën 19, përkatësisht 23:30. KSHZ dje i publikoi rezultatet fillestare dhe zyrtare të 100 për qind të votave të numëruara dhe sonte deri në orën 19 në Kuvend duhet ta dorëzojë raportin për rezultatet nga Zgjedhjet presidenciale, pas çka, sipas paralajmërimeve, spikeri, Jovan Mittreski  do ta caktojë për të dielën në mesditë mbledhjen e Kuvendit për inaugurimin e presidentes së re të shtetit, Gordana Siljanovska Davkova.

Sipas rregullativave zgjedhore nga 100 për qind të votave të numëruara, që i publikoi mbrëmë KSHZ, Siljanovska Davkova ka fituar 561.001 vota, ndërsa kundërkandidati i saj dhe president aktual, Stevo Pendarovski 251.881 vota. Koalicioni Maqedonia jote VMRO-DPMNE ka fituar më së shumti mandate deputetësh – 58, pas pka pasojnë Koalicioni Fronti evropian me 19 mandate, Koalicioni për të ardhme evropiane i LSDM-së – 18, Koalicioni VLEN – 13, E Majta – 6 dhe Lëvizja ZNAM gjithashtu 6.

Në konkludimet preliminare që i paraqitën dje vëzhguesit ndërkombëtarë, ceket se zgjedhjet ishin konkurrente, ndërsa liritë themelore janë respektuar, edhe pse, siç potencojnë, procesi mbetet pamjaftueshëm i rregullt. Legjislatura zgjehdore, vlerësojnë, siguron kornizë adekuate për mbajtje të zgjehdjeve demorkatike, por zbrazëtirat dhe paqartësitë e cenojnë sigurinë juridike për ç’shkak nevojitet revizioni i tyre.

“Për fat të keq, Kodi Zgjedhor u ndryshua së fundmi në një procedurë të përshpejtuar dhe jo mjaft transparente dhe pa konsultim me publikun, gjë që nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së. Edhe pse ndryshimet përfshinin disa nga rekomandimet e mëparshme të ODIHR-së, dhe propozime teknike të KSHZ-së, ato në masë të madhe nuk i morën parasysh rekomandimet e grupit punues ndërinstitucional përgjegjës për reformat zgjedhore. Një numër i madh i rekomandimeve kryesore të ODIHR-së dhe Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës mbetën të pazgjidhura, duke përfshirë ato për rishikim sistematik të Kodit Zgjedhor, për sigurimin e qasjes së barabartë në media në fushatat zgjedhore dhe për rritjen e llogaridhënies dhe integritetit të financimin e fushatës”, deklaroi kryetarja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, Xhilian Stirk.

VMRO-DPMNE opozitare dje në tkaim i vendosi konturat e kornizës mbi të cilën do ta ndërtojnë potencialin e koalicionit me partitë e tjera, ku, siç kumtoi lideri i partisë, Hristian Mickoski, në fokus do të jenë njerëzit në vend të parë. “Shtet i fuqishëm ekonomik, përmes reformave dhe hapave të cialt do të jenë betejë e ashpër për standard më të lartë jetësor, front kundër krimit dhe korrupsionit dhe arritje të drejtësisë, si dhe realizim i interesit strategjik për integrime evropiane, përmes dialogut dhe përmbushjes së parimeve”, shkroi në Fejsbuk Mickoski.

Гласачите во Северна Македонија го променија политичкото лице на сопствената земја за само еден ден, а партијата која беше соборена пред седум години под притисок на уличните протести се враќ

Ai mbrëmë gjatë pjesëmarrjes në një nga televizionet e vendit tha se pret deri më 28 maj të formohet parlamenti i ri dhe theksoi se deri tek ai termin ka mundësi që VMRO-DPMNE dhe koalicooni “Maqedonia Jote” të konsolidojë 61 deputetë.

“Tashmë ka paralajmërime nga deputetët e ri të cilët planifikojnë ta mbështesin qeverinë e re. Pres deri më 28 maj të konsolidoj si kryetar i partisë 61 deputetë. Ju përmendët 58 deputetë apo diç më shumë se 436.000 vota që deri më tani  nuk mbahet mend për dalje të tillë dhe përqindje të tillë të votave të fituara nga pozita e opozitës. Dhe vlerësoj se ky rezultat historik ndoshta shumë vështirë më tutje do të prësëritej”, tha Mickoski.

Ai përsëri konfirmoi se koalicioni VLEN do të jetë partneri i tyre kryesor i koalicionit, të cilin e vlerësoi si përfaqësues të vërtetë të bashkësisë shqiptare në vend, dhe shtoi se në qeverinë e ardhshme janë të mirëseardhur të gjithë që do ta respektojnë programin parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së. 

Për sot paralajmëroi takim me partnerët e koalicionit nga “Maqedonia jote” ku do t’i dëgjojë edhe mendimet dhe propozimet e tyre për qeverinë e ardhshme të koalicionit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kryetar i Lëvizjes Besa, pjesë e Koalicionit VLEN, Bilall Kasami ndërkaq thotë se nga e hëna pritet të fillojnë bisedimet për formim të qeverisë së re.

Në mbledhjen për inaugurim, Siljanovska Davkova para deputetëve të përbërjes së vjetër duhet të japë deklaratë solemne me çka fillon të rrjedhë mandati i saj.

Во Собранието денеска ќе се одржат седници на комисиите за надорешна политика, за одбрана и безбедност, за финансирање и буџет, како и Законодавно-правната комисија.

Pas inaugurimit të Siljanovska Davkovës, sipas Rregullroes së re të Kuvendit, përbërja e re parlamentare duhet ta mbajë mbledhjen konstituive më së voni deri më 28 maj.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Mandati i deputetëve fillon të rrjedhë nga mbledhja konstituive e shtëpisë ligjvënëse. Sipas dispozitave të Kushtetutës, Kuvendi i sapozgjedhur mblidhet për konstituim më së voni 20 ditë pas mbajtjes së zgjehdjeve. Mbledhja kontrisuive do të zgjasë më së shumti tre ditë, ndërkaq duhet ta thërrasë kryetari i tanishëm i Kuvendit, Jovan Mitreski. Nëse ai nuk e bën këtë, në ditën e 21-të pas zgjehdjeve, mbledhjen do ta thorrë deputeti më i vjetër dhe do të kryesojë me mbledhjen deir në zgjedhjen e spikerit të ri. Kryetari i përbërjes së re parlamentare, pritet të zgjedhet më së voni deri më 1 qershor.

Presidenti i shtetit, ndërkaq, është i obliguar në afat prej dhjetë ditëve nga konstituimi i Kuvendit, mandatin për përbërje të Qeverisë t’ia besojë kandidatit të partisë, përkatësisht partive që kanë shumicë në Parlament. Mandatari në afatprej 20 ditëve nga dita e besimit të mandatit, Kuvendit i parashtron program dhe e propozon përbërjen e Qeverisë. Qeverinë, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedhë Kuvendi me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Deri në zgjehdjen e prëbërjes së re qeveritare, vazhdon mandati i Qeverisë teknike që filloi 100 ditë para zgjedhjeve në pajtim me të ashtuquajturën marrëvehsje të përzhinës, për tejkalim të krizës politike të vitit 2015. Funksioni i qeverisë teknike ishte të sigurojë zgjehdje të drejta dhe demorkatike.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Xhaferi do të informojë për punën e Qeverisë teknike
Next Article LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?