By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rruga Tetovë-Prizren, Kasami: Ende nuk kemi projekt të plotë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rruga Tetovë-Prizren, Kasami: Ende nuk kemi projekt të plotë
MaqedoniTOP LAJM

Rruga Tetovë-Prizren, Kasami: Ende nuk kemi projekt të plotë

admin
Last updated: 27/09/2026 14:58
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 27 shtator argument.mk/ – Derisa nga Kosova po bëhen hapa konkretë për realizimin e lidhjes rrugore Prizren–Tetovë, në anën tjetër të kufirit ende nuk ka një projekt të plotë për trasenë e rrugës. Madje, një segment tashmë po ndërtohet mbi Shipkovicë pa u përfunduar projekti konkret për të gjithë rrugën. Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, sqaron se segmenti që po ndërtohet do t’i përshtatet më vonë projektit përfundimtar të rrugës Tetovë–Prizren, por pranon se nuk ka projekt konkret.

“Ne nuk kemi projekt komplet për trasenë e rrugës. Ka pasur një studim, i cili ka ofruar disa opsione, dhe ne tani po realizojmë një segment të asaj traseje. Në bazë të studimit, rruga shkon nga Tetova deri në fshatin Shipkovicë, ku janë paraparë disa opsione. Njëri prej tyre është edhe ky që po realizohet. Për momentin nuk ka projekt konkret. Në momentin kur të realizohet projekti, do të përshtatet edhe traseja e rrugës me rrugët ekzistuese dhe do të parashihet edhe dalja për në Shipkovicë.”, deklaroi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Kasami thotë se për pjesën e rrugës dhe tunelin janë shqyrtuar disa variante, ndërsa dy qeveritë kanë përcaktuar opsionin me tunel rreth gjashtë kilometra. Megjithatë, edhe për këtë pjesë, sipas tij, ende nuk bëhet fjalë për projekt të plotë.

“Për disa zgjedhje janë ofruar disa opsione. E dini se edhe tuneli, në bazë të studimit që punohet sot për rrugën Tetovë–Prizren, ka pasur tre opsione. Një opsion ka qenë pa tunel, të shkohet në majë të kodrës, një opsion ka qenë me tre kilometra dhe gjashtë kilometra. Për momentin, qeveritë e dy shteteve kanë vendosur opsionin me tunel gjashtë kilometra. Prandaj, rruga nuk është projekt konkret, ka studim dhe ka projekt ideor.”, u shpreh Kasami.

Nga ana tjetër e kufirit, ndërkohë, po punohet për realizimin e projektit të rrugës Prizren–Tetovë. Në takimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në Nju Jork, Kurti theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procedurave për tunelin Prizren–Tetovë.

“Theksova rëndësinë e përshpejtimit të procedurave për tunelin Prizren-Tetovë, si projekt me rëndësi të veçantë për qytetarët, sikurse edhe për zhvillimin e turizmit dhe ekonomitë e të dyja vendeve.”, shkruan Kurti në rrjetin e tij në Facebook.

Ky projekt kap vlerën e rreth 200 milionë eurove dhe pritet të jetë bashkëfinancim i dy qeverive. Me realizimin e tij, pritet të shkurtohet ndjeshëm rruga mes Tetovës dhe Prizrenit, duke krijuar një lidhje më të shpejtë dhe më të drejtpërdrejtë mes dy qyteteve, si dhe mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe turizmit.Por, ndërsa nga Kosova flitet për përshpejtim të procedurave dhe për një projekt që duhet të çojë drejt realizimit të kësaj lidhjeje, në anën tonë ende flitet për studime, variante dhe projekt ideor.

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tërmet në Prespë, lëkundjet u ndjenë edhe në Manastir
Next Article Gendet një trup i pajetë në kanal
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?