By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rrugët, projektet që do financohen deri në 2028
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Rrugët, projektet që do financohen deri në 2028
Ekonomi

Rrugët, projektet që do financohen deri në 2028

admin
Last updated: 10/07/2025 21:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shpenzimet buxhetore për programin e transportit rrugor parashikohet të pësojnë rritje gjatë 3 viteve të ardhshëm. Sipas programit buxhetor afatmesëm 2026-2028, për vitin 2025 fondet e buxhetit për financimin e këtij programi ishin 33.48 mld lekë, ndërsa për vitin 2026 parashikohet rritje me 2 mld lekë, duke arritur në 35.48 mld lekë.

Për vitin 2027 shpenzimet buxhetore për transportin rrugor parashikohet gjithashtu të rriten, duke shkuar në 37.95 mld lekë, ndërkohë që për vitin 2028 tendenca është në rënie në raport me 2027-ën, por në krahasim me vitin aktual shpenzimet parashikohen të jenë në rreth 36 mld lekë apo 2.6 mld lekë më shumë se viti aktual.

Sipas dokumentit, programi “Transporti Rrugor” synon të garantojë 3,522 kilometra rrugë të mirëmbajtura sipas standardeve kombëtare në të gjithë territorin gjatë periudhës 2026–2028. Brenda vitit 2026, parashikohet që 407 kilometra rrugë të jenë ndërtuar ose rehabilituar, sistemuar, asfaltuar dhe të pajisura me sinjalistikë rrugore.

Për periudhën afatmesme, qeveria parashikon që financimi për disa projekte rrugore të vijojë nga buxheti i shtetit, në përputhje me kontratat ekzistuese të formuluara sipas modeleve të miratuara të financimit. Konkretisht, bëhet fjalë për 3 kontratat e koncesionit për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, të Rrugës Milot–Morinë dhe për rrugën Orikum – Dukat.

Gjithashtu, do të vijojë financimi për zgjerimin e superstradës Tiranë – Durrës dhe aksit Tiranë – Ndroq – Plepa, për segmentet Elbasan – Lekaj dhe Elbasan – Qafë Thanë, që janë pjesë të korridorit VIII, për rrugën Berat – Ballaban, si dhe për Bypass-in e Sarandës.

You Might Also Like

Vazhdoi rritja e çmimeve në industri

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, rritja e BPV-së në RMV ishte 3.8%, ndërsa inflacioni 4.1%

Rritet çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

Nga 1 marsi pagesa onlajn më të sigurta

Ministria e Financave me përkrahjen e Bankës Botërore po investon në efikasitetin energjetik dhe në modernizimin e ndriçimit publik nëpër komuna

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vlerë rekorde e Bitcoinit
Next Article Struktura demografike e Shqipërisë është në një proces të thellë transformimi, me një nga karakteristikat më të theksuara të dekadës së fundit: plakjen graduale, por të pandalshme të popullsisë.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit
Maqedoni
Bill Clinton dëshmon para Kongresit: Nuk pashë asgjë të gabuar në takimet me Epstein
Bota
Meksi: Demokracia matet nga shembulli që jepet kur pushteti vihet në provë
Shqipëri
Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?