By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rudina Hajdari rrëfen përplasjet me Berishën: Pse jam distancuar nga PD
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rudina Hajdari rrëfen përplasjet me Berishën: Pse jam distancuar nga PD
Shqipëri

Rudina Hajdari rrëfen përplasjet me Berishën: Pse jam distancuar nga PD

admin
Last updated: 09/12/2024 10:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Vajza e Azem Hajdarit, ish-deputetja demokrate Rudina Hajdari, është shprehur se është larguar nga angazhimi aktiv në PD, pasi zëri i saj nëpër forumet e brendshme të partisë nuk është dëgjuar.

Komentet Hajdari i bëri në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se ajo ka kërkuar reformim të PD në Këshillin Kombëtar dhe në përrvjetorin e 32-të të PD-së, por sipas saj, kërkesat e saj nuk janë marrë parasysh dhe sot opozita nuk është aty ku duhet të jetë.

Ajo shtoi se e shikon të vështirë rotacionin politik vitin e ardhshëm, i cili është edhe një vit zgjedhor.

“PD ka pasur sfidat e veta në 5-6 vitet e fundit. Unë isha në politikë në 2017 dhe më tutje me braktisjen e mandateve, të zgjedhjeve vendore dhe përçarjen brenda PD. Të gjitha këto kishin pasojat e veta. Edhe sot nuk shikoj njerëz shumë të frymëzuar që të tregojnë se opozita është në vendin dhe kohën e duhur për të bërë ndryshimin.

Unë kam qenë nga ato pak zëra të brendshëm, jo të jashtë, pra që nuk kam dashur ta dëmtoj PD dhe kur kam shprehur një mendim, e kam shprehur në forumet tona të brendshme, në Këshillin Kombëtar, ku kam shprehur mendimin tim përsa i përket rrugëtimit që PD duhet të ketë.

Përshembull në 11 dhjetor para dy viteve, në 32 vjetorin e PD, unë thashë në fjalën time se PD duhet të reformohet që të jetë më bashkëkohore. Të thithë ata që kanë qenë në PD. Nuk e shikoj këtë reformim me syrin tim. PD nuk është aty ku duhet të jetë. Viti tjetër është një vit zgjedhor dhe duke marrë parasysh edhe kohën, e shikoj të vështirë rotacionin”, tha Hajdari.

You Might Also Like

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Rama: “Paqja Fiskale”, do rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe do ulë informalitetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Lajçak: Prioritet i BE-së mbetet dialogu Kosovë-Serbi dhe zgjerimi në Ballkanin Perëndimor
Next Article Mac Allister zbulon se kush ishte lojtari që i tregoi atij se Klopp po largohet nga Liverpooli

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?