By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rusia riaktivizon botet e saj, objektivi i ri janë zgjedhjet gjermane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Rusia riaktivizon botet e saj, objektivi i ri janë zgjedhjet gjermane
Bota

Rusia riaktivizon botet e saj, objektivi i ri janë zgjedhjet gjermane

admin
Last updated: 07/02/2025 10:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Portali Politico ka publikuar pjesë të një raporti nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ku qeveria ruse akuzohet drejtpërdrejt për përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet që do të mbahen në këtë vend më 23 shkurt.

Sipas Politico, duke iu referuar raportit ende të papublikuar të autoriteteve gjermane, operacioni i quajtur “Doppelgänger” (që në gjermanisht do të thotë “sozi” ose “dyshe”) përfshin një numër të madh “botësh” në rrjetet sociale, të cilët synojnë të ndikojnë votuesit në Gjermani.

Përveç botëve në rrjetet sociale, në operacion janë përfshirë edhe një numër i madh portalesh në internet, me përmbajtje të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, të cilat synojnë promovimin e mesazheve pro-ruse në hapësirën publike gjermane.

Natyrisht, sipas raportit të Ministrisë së Jashtme gjermane, mesazhet e mbështetura nga këto botë dhe portale lidhen kryesisht me partinë e ekstremit të djathtë AfD, që shpesh përputhet me qëndrimet e presidentit rus, Vladimir Putin dhe kabinetit të tij.

Operacioni “Doppelgänger” është aktiv prej vitesh dhe është monitoruar nga shërbimet e inteligjencës së SHBA-së dhe Bashkimit Evropian. Sipas raporteve të mëparshme, ai aktivizohet sa herë që mbahen zgjedhje në Evropë ose SHBA dhe ndjek të njëjtin model veprimi.

Ndikimi i Rusisë, kujtojmë, çoi në anulimin e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, kur kandidati pro-rus Calin Georgescu mori 23 për qind të votave, me ndihmën e një fushate masive dezinformimi në rrjetet sociale dhe një financimi prej një milion eurosh nga burime ruse.

Sulme të ngjashme kanë raportuar edhe qeveritë e Republikës Çeke dhe Belgjikës, ku përpara zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në qershor të vitit të kaluar u vërejt një numër i madh portalesh të dyshimta, të cilat shpërndanin lajme të rreme.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article MPB: Alarmet për bomba nëpër shkolla janë të rrejshme
Next Article Vazhdon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanjës dhe Pançes, pritet të dëshmojë Goce Trajkovski

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?