By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vazhdon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanjës dhe Pançes, pritet të dëshmojë Goce Trajkovski
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vazhdon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanjës dhe Pançes, pritet të dëshmojë Goce Trajkovski
Maqedoni

Vazhdon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanjës dhe Pançes, pritet të dëshmojë Goce Trajkovski

admin
Last updated: 07/02/2025 10:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 shkurt – Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski. Në seancën e sotme gjyqësore pritet të merret në pyetje dëshmitari Goce Trajkovski, i cili bashkë me babanë e Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, ka ndihmuar në hetimin pas saj, duke grumbulluar video xhirime.

Trajkovski është dëshmitari i fundit me propozim të Prokurorisë. Ai duhej të dëshmonte në fillim të procedurës, kur ishin marrë në pyetje edhe dëshmitarët e tjerë, megjithatë, për arsye shëndetësore kjo nuk ndodhi, ndërsa pastaj nuk ishte i kapshëm për organet e ndjekjes për vepër tjetër penale. Më 23 janar të vitit 2025 u dorëzua në polici dhe që atëherë është në paraburgim.

Në seancën e kaluar gjyqësore Prokuroria prezantoi video materiale në të cilat ishte treguar lëvizja e automjeteve me të cilat ishte grabitur Vanja.

Për këtë rast janë të akuzuar Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski të cilët u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.

Sipas akuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rusia riaktivizon botet e saj, objektivi i ri janë zgjedhjet gjermane
Next Article Takim i Këshillit drejtues të BNJVL-së me ministren e Financave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?