By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rutte bën thirrje për gatishmëri civile në rast të një lufte në Evropë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rutte bën thirrje për gatishmëri civile në rast të një lufte në Evropë
MaqedoniTOP LAJM

Rutte bën thirrje për gatishmëri civile në rast të një lufte në Evropë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:24
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 24 nëntor, Argument – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje vendeve anëtare që të investojnë në mbrojtjen e infrastrukturës kryesore civile.

Në fjalimin e mbajtur më 23 nëntor para Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Berlin, ai tha se qytetarët duhet të mund të mbështeten në furnizimin me energji elektrike dhe ngrohje, si dhe në funksionimin e spitaleve, transportit dhe komunikimeve edhe në kushte krize.

Rutte përmendi Norvegjinë, Suedinë, Danimarkën dhe Finlandën si shembuj të gatishmërisë civile. Sipas tij, këto vende u japin qytetarëve udhëzime të qarta se si të veprojnë në rast të shpërthimit të një lufte, si të mos pengojnë veprimet e ushtrisë dhe si të ndihmojnë. Ai theksoi gjithashtu bashkëpunimin ndërmjet policisë, shërbimeve të urgjencës mjekësore dhe zjarrfikësve.

Si shembull konkret, Rutte përmendi rrjetin e ri për mbrojtjen e infrastrukturës kritike energjetike. Përmes tij, aleatët dhe kompanitë energjetike do të shkëmbejnë paralajmërime për kërcënimet dhe do të zhvillojnë ushtrime të përbashkëta.

Në të njëjtin fjalim, Rutte kërkoi vazhdimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën. Për mundësinë e një lufte ai foli në kontekstin e gatishmërisë civile, pa thënë se NATO pret një përballje me Rusinë gjatë këtij dimri.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Matryoshka: Cila është fushata ruse e dezinformimit që synon zgjedhjet e Spanjës?
Next Article Flet prokurorja Spasenka Andonova: Rritja e raportimeve për dhunë mund të tregojë vetëdijësim më të madh, por edhe shtim të rasteve në shoqëri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?