By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sa është pasuria neto e Bebe Rexhës – këngëtarja me renome botërore që fiton miliona?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Sa është pasuria neto e Bebe Rexhës – këngëtarja me renome botërore që fiton miliona?
Showbizz

Sa është pasuria neto e Bebe Rexhës – këngëtarja me renome botërore që fiton miliona?

admin
Last updated: 02/08/2024 10:17
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Si interpretuese e një kënge të titulluar “Ferrari”, Bebe Rexha mund të përballojë të blejë një “Ferrari” të vërtetë me gjithë paratë që ka fituar!

Sipas Celebrity Net Worth, këngëtarja me famë ndërkombëtare është vlerësuar se ka një pasuri neto në shumë prej rreth tetë milionë dollarësh (7.4 milionë euro) në vitin 2024.

Bukuroshja bionde, 34 vjeçare, filloi karrierën e saj solo në vitin 2013 kur nënshkroi kontratë me shtëpinë diskografike Warner Bros. Records pas suksesit të saj si kompozitore, shkruan OK Magazine.

Para se të futej në skenë si performuese, Rexha shkroi këngën “Glowing” të Selena Gomez dhe “The Monster” të Eminem dhe Rihanna, e cila u përfshi në albumin e katërt të reperit, “The Marshall Mathers LP 2”. Ylli gjithashtu kompozoi dhe bashkëprodhoi këngë për emra të mëdhenj si Pitbull, David Guetta, Bella Thorne, Iggy Azalea dhe Nick Jonas.

Sa i përket karrierës së saj muzikore, Rexha publikoi këngën e saj të parë solo, “I Can’t Stop Drinking About You”, më 21 mars 2014. Kënga arriti në vendin e 22 në top-lista, gjë që e çoi atë të publikojë EP-në e saj debutuese, “I Don’t Wanna Grow Up”, në vitin 2015.

Në vitin 2017, ajo publikoi një dokumentar për ngritjen e saj në yllësi, “Bebe Rexha: The Ride”, i cili u shfaq premierë në MTV.

Në vitin 2018, Rexha debutoi me albumin e saj të parë, “Expectations”, dhe u nominua për dy çmime, “Artistja e re më e mirë” dhe “Performanca më e mirë duo/grup e zhanrit country” në ‘Grammy Awards 2018’.

Rexha më pas bashkëpunoi me disa emra shumë të njohur për këngë si “No Broken Hearts” me Nicki Minaj, “Back to You” me anëtarin e One Direction, Louis Tomlinson dhe “The Way I Are (Dance With Somebody)” me Lil Wayne.

Një nga hitet më të mëdha të Rexha, “Me, Myself & I,” ku përfshihej G-Eazy, arriti kulmin në vendin e shtatë në Billboard Hot 100 dhe vendin e parë në U.S. Pop Songs Chart.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Pavarësisht suksesit gjatë bashkëpunimit me reperin dhe producentin, në qershor, ajo tregoi se nuk kishte më raporte të mira me 35-vjeçarin.

“G Eazy, ti e ke numrin tim”, shkroi Rexha së bashku me një pamje të një bisede grupi, ku e pyetnin për mundësinë e një bashkëpunimi të ri me G-Eazy.

“Pse nuk më dërgon një mesazh dhe të më pyesësh vetë, ti mendjemadh i pashpirt. Je me fat që njerëzit po të pëlqejnë përsëri. Sepse mund të flas për të gjitha gjërat e këqija që ke bërë dhe si më ke trajtuar pasi të dhashë hitin tënd të vetëm të vërtetë”, vazhdoi ajo.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Gjithashtu, këngëtarja publikoi një fotografi të saj me Halseyn, e cila kishte një romancë me G-Eazy, me mbishkrimin: “Bebe Rexha dhe Halsey duke folur për mënyrën se si e mbajtën karrierën e G-Eazy”.

Mosmarrëveshja mes tyre mund të ketë filluar nga performanca e G-Eazy-së me këngën e tyre “Me, Myself & I” me Britney Spears në MTV Video Music Awards në vitin 2016.

Bebe Rexha në Prishtinë (Foto: Arben Llapashtica)

 

You Might Also Like

Ledri Vula me projekt të ri muzikor, reagimi i Xhensilës tërheq vëmendjen në rrjet!

Duket më e re, por nuk do besoni sa vite mbushi Soni Malaj

Sara Kolami në lidhje dashurie? Publikohen fotot që ngrejnë dyshimet

Rozana Radi: Me kënaqësi do jetoja me vjehrrën në shtëpi, më mirë ajo se sa një pastruese filipineze

Bebe Rexha përdor filtra për ta ‘plakur’ veten – fansat befasohen kur e shohin se si mund të duket ajo si një zonjë e vjetër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kurti organizoi pritje për bashkatdhetarë në ballkonin e hapur të Qeverisë
Next Article Ishin në kërkim nga policia, arrestohen dy vëllezërit Bulliqi nga Peja

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?