By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sa ndihmon faktorizimin e shqiptareve pjesëmarrja e VV-së në zgjedhjet e RMV-së?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Sa ndihmon faktorizimin e shqiptareve pjesëmarrja e VV-së në zgjedhjet e RMV-së?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Sa ndihmon faktorizimin e shqiptareve pjesëmarrja e VV-së në zgjedhjet e RMV-së?

admin
Last updated: 03/04/2024 20:30
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill – “Sindromi” i Vetëvendosjes për të sjellë fitore kudo që garon në këto zgjedhje po shfaqet edhe zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, gjatë prezencës së tij në Shkup pati mohuar një gjë të tillë duke thënë se VV nuk ka se si të garojë në RMV përderisa nuk është e regjistruar si organizatë politike. Por, nga ana tjetër këshilltari i Kurtit për RMV, Bekim Qoku, ka publikuar edhe emrat e tre kandidateve nga radhët e VV-së që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të vendit që do të mbahen më 8 maj në Maqedoninë e Veriut. Por, në këtë situatë shtrohet pyetja sa ka qenë e nevojshme pjesëmarrja e VV-së në këto zgjedhje, sa e ndihmon kjo faktorizimin e shqiptarëve në këtë vend? Janë pyetje legjitime që përgjigjet e të cilave duhet të vijnë si rezultat i një analize më të thukët, shkruan Zhurnal.

VV përfundimisht merr pjesë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut –

Pas shumë dilemave dhe spekulimeve që a do të merr pjesë VV në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut tani më kjo çështje është e zgjidhur. Se VV u aktivizua në RMV u kuptua nga momenti kur këshilltari i Kurtit, Bekim Qoku, iu bashkua opozitës shqiptare. Por, akoma nuk ishte argument i fuqishëm dhe faktik që dëshmonte pjesëmarrjen e VV-së në këto zgjedhje, por pas publikimit të tre emrave të tre kandidateve që do të marrin pjesë në këto zgjedhje kjo çështje është zgjidhur dhe këto dilema kanë marrë fund. VV përfundimisht pjesëmarrëse në skenën politike të Maqedonisë së Veriut.

Kandidatët do të jenë pjesë koalicionit VLEN. “Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i ketë tre kandidatë për deputetë, me koalicionin VLEN. Ne do të jemi pjesë e fitores që VLEN!

Në Njësinë Zgjedhore 1, kandidate me numrin 6 në listë do të jetë znj. Nafie Selmani. Në Njësinë Zgjedhore 2, kandidate me numrin 6 në listë do të jetë znj. Medine Ukshini. Ndërsa në Njësinë Zgjedhore 6, kandidat me numrin 2 në listë do të jem unë, Bekim Qoku”, shkruan Qoku në profilin e tij Facebook. Ai shton se në Maqedoninë e Veriut Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shumë aktivistë dhe simpatizantë.

Pas këtij publikimi dhe emrave konkret pjesëmarrës në këto zgjedhje është çështje kohe dhe procedurash deri në formimin dhe regjistrimin zyrtar të VV-së si organizatë politike në Maqedoninë e Veriut.

Sa është e “shëndetshme” për shqiptarët pjesëmarrja e VV-së?

Lëvizja Vetëvendosje po i bashkohet skenës politike në Maqedoninë e Veriut në periudhën më delikate në kohën kur skena politike është e bombarduar me parti politike të formuara edhe para zgjedhjeve, parti politike të dala në përçarjet e shumta që kanë ndodhë në partitë ekzistuese e më të vjetra.

Shqiptarët në RMV kanë mjaftueshëm parti politike, por u mungojnë politikanët e denjë të përgjegjshëm, të përgatitur e profesional. Sepse, jo me çdo kusht secila parti që ekziston ka edhe politikanë e bartës që i plotësojnë këto kritere madje është shumë e vështirë të gjinden të tillë në mesin e këtyre subjekteve ekzistuese.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Prandaj, nëse VV sjellë këto figura me këto kritere të lartpërmendura jo që është e shëndetshme për shqiptarët por është jetike dhe ndihmon jashtëzakonisht shumë faktorizimin e shqiptarëve në tërësi.

Në mesin e shumë opsioneve shqiptarët vështirë të zgjedhin për ndonjërën parti –

Sot, votuesi shqiptarë është e vërtetë që ka shumë opsione por prezenca e shumë opsioneve nuk e ofron edhe zgjedhjen më të mirë. Mbase është e vështirë të thuhet e të besohet por ka raste të shumta që shumë qytetarë janë të hutuar dhe nuk dinë se kujt dhe cilës parti t’i besojnë përmes votës së tyre. Edhe pse në këto zgjedhje skena politike është më e konsoliduar përshkak të formimit të dy blloqeve sërish ekzistojnë zëra që votuesit e kanë të vështirë të zgjedhin.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Vota e shqiptarit në Maqedoninë e Veriut shpesh herë është tregtuar, e sidomos ajo e opozitarit është dhënë për opozitë dhe ka përfunduar në përkrahje të pushtetit. Dhe, ky është ofendimi më i rëndë që mund t’i bëhet votuesit shqiptarë që besimi i dhënë të shpërblehet me dëshpërim e zhgënjim fatal e katastrofal.

Prandaj, pjesëmarrja e VV-së në këto zgjedhje e deri në regjistrimin zyrtar si organizatë politike në RMV e ndihmon faktorizimin e shqiptarëve, hapet një derë për tët gjithë ata qytetarë që kanë bojkotuar zgjedhjet si pasojë e partive politike pa koncept e pa strategji, bëhet një strehë e sigurt për votuesin opozitar, bëhet një rifreskim i partive politike si rezultat i konkurrencës, që nuk do mend një numër i konsiderueshëm i partive do të shkojnë në histori.

Ajo që është e nevojshme për t’i arritur gjithë këto objektiva VV në Maqedoninë e Veriut duhet pasur kujdes me figurat që përzgjedh për t’iu bashkangjitur këtij karavani. Nuk është e nevojshme më sasia sa cilësia. Sepse, partitë tjera kanë anëtarë e numra shumë por që në mesin e tyre nuk mungon vetëm cilësia por edhe konzistenca politike gjë që bënë pastaj partitë të tregtojnë me votën e qytetarit. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Hasani: NATO të mos largojë vëmendjen nga Ballkani Perëndimor
Next Article Pas Tajvanit, ‘shkundet’ edhe Kili! Ja sa ishte magnituda

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?