By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hasani: NATO të mos largojë vëmendjen nga Ballkani Perëndimor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hasani: NATO të mos largojë vëmendjen nga Ballkani Perëndimor
MaqedoniShqipëri

Hasani: NATO të mos largojë vëmendjen nga Ballkani Perëndimor

admin
Last updated: 03/04/2024 19:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 3 prill – Në ditën e parë të takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, që po mbahet në selinë qendrore të Aleancës në Bruksel, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, nënvizoi domosdoshmërinë që NATO mos të largojë vëmendjen nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, pasi kjo kontribuon në paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Duke iu referuar angazhimit të Kryeministrit Rama në samitin e Vilniusit, mbi shpenzimet e Shqipërisë për mbrojtjen, ministri Hasani tha se kuota prej 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, është niveli minimal i angazhimit të deklaruar dhe jo maksimumi i tij. 3 vjet nga agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë, Ministri Hasani theksoi mbështetjen e Shipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Ministrat pjesëmarrës trajtuan progresin e vendimeve të marra në Samitin e Vilniusit, të cilat synojnë që NATO të vijojë të ruajë paqen, të parandalojë konfliktet dhe të mbrojë popullatën dhe vlerat e vendeve aleate, si dhe prioritetet e Samitit të Uashingtonit, i cili do të mbahet në korrik të këtij viti.

Ky ministerial është i parë në nivel të Ministrave të Jashtëm, me pjesëmarrjen e Suedisë në cilësinë e vendit aleat, duke çuar Aleancën në 32 vende aleate. Po ashtu ky takim përkon me 75-vjetorin e themelimit të NATO-s dhe me 15-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në Aleancën Euro-Atlantike.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Policia bastis zyrat e ish kryeministrit francez Edouard Philippe, dyshime për korrupsion
Next Article Sa ndihmon faktorizimin e shqiptareve pjesëmarrja e VV-së në zgjedhjet e RMV-së?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?