By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht
Sport

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

admin
Last updated: 26/04/2024 12:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Dy trajnerët legjendarë, Fabio Capello dhe Arrigo Sacchi mendojnë se Thiago Motta do të ishte një zëvendësues ‘ideal’ i Stefano Piolit te Milani, por të dy ish-trajnerët besojnë se ka një kusht për të marrë ish-reprezentuesin italian.

Ish-trajnerët e Milanit, Sacchi dhe Capello besojnë se trajneri i Bolognës, Motta, do të ishte një zëvendësues ideal për Piolin në San Siro.

Kontrata e Mottas në Stadio Dall’Ara skadon në verë, ndërsa marrëveshja e Piolit me Milanin skadon në qershor. Sidoqoftë, gjigantët e Serie A i përfunduan dy sezonet e fundit duarbosh, kështu që burime të shumta në Itali pretendojnë se Pioli do të shkarkohet në fund të sezonit.

“Ai është një nga të preferuarit e mi. Ai ka përvojë në top klube, falë karrierës së tij si futbollist dhe ka bërë gjëra interesante te Bologna”, ka thënë fillimisht Capello për Gazzetta dello Sport.

“Ai është gjithashtu një ish-mesfushor. Shikoni trajnerët më të mirë në botë; do të gjeni Conte, Xabi Alonson, Ancelotti, Arteta, Allegri dhe Xavi. Ata të gjithë kanë diçka të përbashkët, apo jo? Mesfushorët kanë diçka më shumë. Mund të jetë vizioni, një ndjenjë ekuilibri ose aftësia për të menaxhuar sulmin dhe mbrojtjen”.

Megjithatë, Capello mendon se Motta duhet të bëjë një gjë nëse shkon në Milano.

“Ai duhet të kuptojë se ku po punon. Çdo vend ka karakteristika të ndryshme. Duhet të dihen disa ligje të pashkruara”, përfundoi Capello.

Sacchi vlerëson gjithashtu Mottan duke thënë se ish-lojtari i Italisë është një trajner “modern, evropian dhe vizionar”.

“Vetëm shikoni Bolognën. Ai i ka dhënë një stil loje emocionues një grupi lojtarësh kryesisht të panjohur. Në një vend që fokusohet tek lojtari i vetëm, ai ka transmetuar idenë e kolektivit”, ka thënë fillimisht 78-vjeçari.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Ai do të ishte ideal [për Milanin], por me një kusht. I dua trajnerët dhe dua që ata të vendosen në kushtet më të mira. Këtu në Milano, ende nuk e kam kuptuar linjën e komandës”.

“Nuk do të ndaloja kurrë të them se sukseset gjithmonë nisin nga klubi. Si është strukturuar Milani? Kush vendos? Thiago Motta është ideal sepse një trajner që lufton për Ligën e Kampionëve me Bolognën duhet të ketë cilësi superiore. Megjithatë, Milani duhet ta mirëpresë atë me disponueshmërinë dhe durimin që i nevojitet një trajneri”, përfundoi Sacchi. 

You Might Also Like

Kosova sonte synon fitore ndaj Sllovenisë

FFK-ja gjobitet për “shkelje të lehtë” në ndeshje me Suedinë

Infantino sot në Kosovë, FFK: Ditë e madhe për vendin tonë

Enis Bardhi bëhet baba

Lavdrim Kasami ftohet në Kombëtaren U19 për miqësoret kundër Irlandës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë
Next Article Prokuroria kërkon paraburgim për personin i cili vodhi një kazino në Tetovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?