By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Salaudin Arifi do të shkarkohet nga bordi i KB “Pelagonia-Manastir, në vend të tij Kekenovski
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Salaudin Arifi do të shkarkohet nga bordi i KB “Pelagonia-Manastir, në vend të tij Kekenovski
Maqedoni

Salaudin Arifi do të shkarkohet nga bordi i KB “Pelagonia-Manastir, në vend të tij Kekenovski

admin
Last updated: 14/07/2025 11:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 korrik – Në mbledhjen e ardhshme të aksionarëve të kombinatit bujqësor KB Pelagonia Sh.A. Manastir, e cila do të mbahet më 11 gusht, është propozuar shkarkimi i Salaudin Arifit nga pozita e anëtarit të Bordit Drejtues. Në vend të tij, si anëtar i ri joekzekutiv dhe i pavarur, pritet të emërohet Jove Kekenovski, profesor universitar dhe ish-politikan, përcjell INA.

Edhe pse nuk figuron si aksionar i drejtpërdrejtë në dokumentet zyrtare të kompanisë, Salaudin Arifi ka pronësi të konsiderueshme indirekte në kombinatin bujqësor Pelagonia. Ai është themelues dhe pronar i kompanisë “Nova Agro Invest” DOOEL Shkup, e cila zotëron rreth 9.86% të aksioneve në kombinat. Kjo e bën Arifin një nga përfaqësuesit me ndikim në strukturën pronësore të ndërmarrjes.

Përveç kësaj, Arifi është pronar i kompanisë AS Senjak me seli në Kërçovë, përmes së cilës ka marrë pjesë në transaksione të rëndësishme në sektorin agro-industrial, përfshirë blerjen e aksioneve në kompani si Zhito Pollog, ku kishte rreth 5.5% deri në vitin 2023.

KB”Pelagonia” Sh.A. Manastir është ndër ndërmarrjet më të mëdha bujqësore në Maqedoninë e Veriut, me investime në prodhimin e drithërave, blegtorinë, qumështin, mishin dhe energjinë nga biogazi. Kompania për vitin 2024 ka shënuar fitim neto prej rreth 301,000 euro, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2025 fitimi neto u rrit në afro 286,000 euro, duke shënuar rritje prej 97% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Shkarkimi i Arifit nga bordi vjen në kohë të ndjeshme për kompaninë, duke sinjalizuar ndryshime në drejtimin strategjik të një prej ndërmarrjeve kryesore bujqësore të vendit. Me këtë ndryshim, pritet të forcohet roli i mbikëqyrjes së pavarur në strukturën drejtuese të KB “Pelagonia”. Me heqjen e Arifit, bordi i këtij kombinati si shoqëri aksionare private do të përbëhet nga Jove Kekenovski, si anëtar i ri joekzekutiv dhe i pavarur, si dhe nga aktualët: Cvetan Pandeleski, Vesna Beleshovska Bunteska, Aleksandar Georgiev dhe Aneta Gjorgiev.

Kjo është struktura e përditësuar e aksionarëve me pjesëmarrje mbi 5% në kapitalin e KB “Pelagonia” Sh.A. Manastir:

Orka Holding AD – pronë e Orce Kamçev – zotëron 22.69% të aksioneve, pas një transaksioni me “Sofija Gradba” që u zëvendësua si aksionar me pjesëmarrje mbi 5%
Zlatko Piruze – mbart rreth 17.6% të aksioneve
Cvetan Pandeleski – aksionar me 14.6% të kapitalit
Nova Agro Invest DOOEL – mbajtes i 9.86% të aksioneve
Dejan Pandeleski – zotëron 5.2% të aksioneve
Snezana Georgieva – mbart rreth 5.19% të kapitalit
Të tjera pjesë të aksioneve (rreth 25–34%) janë të shpërndara mes aksionarëve të tjerë të vegjël, përfshirë shitësit e mundshëm të paketeve të aksioneve në bursa.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në kopshtet dhe qendrat për zhvillimin e hershëm të fëmijëve janë akomoduar 37.871 fëmijë
Next Article Në maj 469 leje për ndërtim prej të cilëve 255 për ndërtime të larta, janë planifikuar 1.037 banesa

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?