By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sali: Autostrada Shkup–Bllacë afron Shkupin me Prishtinën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sali: Autostrada Shkup–Bllacë afron Shkupin me Prishtinën
Maqedoni

Sali: Autostrada Shkup–Bllacë afron Shkupin me Prishtinën

admin
Last updated: 26/08/2026 13:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 gusht, argument.mk/ – Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka thënë se fillimi i punimeve për autostradën Shkup–Bllacë është një projekt i rëndësishëm për lidhjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Sipas tij, kjo autostradë do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik, lehtësimin e lëvizjes dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Fillimi i punimeve në autostradën Shkup–Bllacë nuk është vetëm një investim në infrastrukturë. Është investim në lidhjen e njerëzve, familjeve, bizneseve dhe tregjeve”, ka shkruar Sali në rrjetet sociale.

Ai ka bërë të ditur se në ceremoninë e fillimit të punimeve kanë marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, dhe kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.

Sali ka theksuar se, së bashku me konceptin “One Stop Shop”, autostrada do ta bëjë më të lehtë lidhjen mes Shkupit dhe Prishtinës.

“Me ‘One Stop Shop’ dhe autostradën Shkup–Bllacë, Shkupi dhe Prishtina bëhen edhe më pranë”, ka deklaruar ai.

Në fund, Sali ka thënë se infrastruktura dhe bashkëpunimi mes vendeve janë të rëndësishme për zhvillimin e rajonit dhe për rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Rrugët na lidhin. Bashkëpunimi na zhvillon. Evropa është e ardhmja jonë e përbashkët”, ka shkruar Sali.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nikolloski: Autostrada Shkup-Bllacë do të sjellë zhvillim shtesë dhe lidhshmëri të fortë të vendit
Next Article Gashi: Autostrada Shkup–Bllacë forcon lidhjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?