By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sali- Kavahara: Mbështetja japoneze kyçe për reformat dhe zhvillimin e Maqedonisë së Veriut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sali- Kavahara: Mbështetja japoneze kyçe për reformat dhe zhvillimin e Maqedonisë së Veriut
Maqedoni

Sali- Kavahara: Mbështetja japoneze kyçe për reformat dhe zhvillimin e Maqedonisë së Veriut

admin
Last updated: 09/02/2026 15:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 shkurt – Ministri për Çështje Evropiane dhe zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali sot zhvilloi takim me ambasadoren e Japonisë, Secuko Kavahara.

Në takim u theksua bashkëpunimi zhvillimor në vijim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë, si dhe mbështetja e vazhdueshme e Japonisë për prioritetet reformuese dhe zhvillimin socio-ekonomik të vendit. Ministri Sali theksoi përkushtimin e Qeverisë për ofrimin e rezultateve konkrete në kuadër të Agjendës së reformave, me fokus të veçantë në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike.

“Bashkëbiseduesit diskutuan për zbatimin e projekteve aktuale të bashkëpunimit teknik, përfshirë iniciativat në fushën e zvogëlimit të rrezikut nga fatkeqësitë, transportin urban, mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe zhvillimin e turizmit. U shkëmbyen mendime edhe për projektet e reja që lidhen me zbutjen e ndryshimeve klimatike në bujqësi dhe forcimin e kapaciteteve për reagim emergjent mjekësor dhe gatishmëri ndaj krizave”, theksohet në kumtesën e MÇE-së.

Ministri Sali shprehu mirënjohje për mbështetjen afatgjatë të Japonisë përmes ndihmës zyrtare zhvillimore, përfshirë grantet për projekte të vogla, të cilat kanë përfitime të drejtpërdrejta për komunitetet lokale në fushat e arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes së mjedisit dhe shërbimeve publike.

Ai theksoi se Ministria për Çështje Evropiane do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me ambasadën e Japonisë dhe JICA, me qëllim koordinimin efikas të ndihmës zhvillimore dhe harmonizimin e saj me prioritetet reformuese dhe objektivat e procesit të integrimit evropian.

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Editorial / Të investohet në shërbimin e ndihmës emergjente – vonesat e shumta, qytetarët mund t’i paguajnë me jetë!
Next Article Franca nis stërvitjen e saj më të madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?