By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sali në takim me Kamp: Të drejtat e komuniteteve dhe kohezioni ndëretnik janë pjesë thelbësore e integrimit evropian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sali në takim me Kamp: Të drejtat e komuniteteve dhe kohezioni ndëretnik janë pjesë thelbësore e integrimit evropian
MaqedoniTOP LAJM

Sali në takim me Kamp: Të drejtat e komuniteteve dhe kohezioni ndëretnik janë pjesë thelbësore e integrimit evropian

admin
Last updated: 28/11/2026 13:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor, Argument – Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp. Siç njoftojnë nga kabineti i tij, në fokus të bisedës ishin të drejtat e komuniteteve, marrëdhëniet ndëretnike dhe reformat që lidhen me procesin e integrimit evropian.

“Bekim Sali vlerësoi mbështetjen e OSBE-së për forcimin e sundimit të ligjit, qeverisjes demokratike dhe kohezionit shoqëror, si dhe angazhimin për marrëdhënie konstruktive ndëretnike në frymën e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit”.

“Në takim u theksua se Marrëveshja Kornizë e Ohrit mbetet bazë për një shoqëri demokratike, gjithëpërfshirëse dhe multietnike, të ndërtuar mbi të drejta të barabarta, respekt të ndërsjellë dhe pjesëmarrje të të gjitha komuniteteve. U diskutuan gjithashtu gjetjet e Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2026, i cili vëren se zbatimi i marrëveshjes vazhdon të përballet me sfida, ndonëse korniza ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e pakicave është e vendosur”.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua përdorimit të gjuhëve dhe përfaqësimit adekuat dhe të drejtë në administratën publike, duke ruajtur njëkohësisht parimet e meritës, profesionalizmit dhe integritetit”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se bashkëbiseduesit trajtuan edhe nevojën për zbatim më efektiv të mekanizmave kundër diskriminimit, parandalimin e gjuhës së urrejtjes dhe krimeve nga urrejtja, përfshirjen e romëve, barazinë në arsim dhe mbrojtjen e grupeve të cenueshme.

“Bekim Sali theksoi se mbrojtja e të drejtave të personave që u përkasin komuniteteve është pjesë e rëndësishme e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, veçanërisht në kuadër të kapitujve 23 dhe 24, si dhe e reformave të parapara në projekt-Udhërrëfyesin për Sundimin e Ligjit dhe planin shoqërues të veprimit për të drejtat e pakicave”.

“Në përfundim u riafirmua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm me OSBE-në për institucione më gjithëpërfshirëse dhe rezultate konkrete për qytetarët”, thonë nga MPB.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bosnja ia ndalon hyrjen Radoiçiqit, e cilëson kërcënim për sigurinë kombëtare
Next Article Pacientja me fibrozë cistike letër Arben Vitisë: Ministër, sëmundja nuk pret

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?