Samiti i 19-të i G20-s me temën “Ndërtimi i një bote të drejtë dhe i një planeti të qëndrueshëm” nisi të hënën në Rio de Zhanejro të Brazilit.
I krijuar në vitin 1999, G20 i përbërë nga 19 vende dhe BE, Unioni Afrikan është një forum kryesor për bashkëpunimin ndërkombëtar mbi çështjet ekonomiko-financiare, duke zënë rreth 85% të prodhimit të përgjithshëm ekonomik dhe 2/3 e popullsisë globale.
Në fazën e dytë të Samitit të mbyllur të hënën, u miratua Deklarata e Liderëve të G20-të në Rio de Zhanejro.
Samiti u shoqërua me qëndrime të kundërta dhe nuk arriti konsensus për një sërë çështjesh.
Duke folur në këtë samit , presidenti kinez Xi Jinping tha se Kina propozon tetë veprime për zhvillimin global të cilat konsistojnë në ndërtimin përbashkët dhe cilësor i “Një brez, një rrugë “, konkretizimin e Nismës së Zhvillimit Global ,përkrahjen ndaj zhvillimit të Afrikës, po gjithashtu edhe përkrahjen ndaj bashkëpunimit ndërkombëtarnë zbutjen e varfërisë dhe sigurinë ushqimore.
Gjithashtu ai shtjelloi edhe disa drejtime të tjera me rëndësi që rrisin komunikimin dhe kanë ndikim pozitiv në Jugun Global.
