By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Samiti në Alaskë me Putin, Trump hap “derën” për diplomaci të re me Ukrainën: Nëse çdo gjë shkon mirë, do zhvillojmë një takim të dytë me Zelenskyn
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Samiti në Alaskë me Putin, Trump hap “derën” për diplomaci të re me Ukrainën: Nëse çdo gjë shkon mirë, do zhvillojmë një takim të dytë me Zelenskyn
Bota

Samiti në Alaskë me Putin, Trump hap “derën” për diplomaci të re me Ukrainën: Nëse çdo gjë shkon mirë, do zhvillojmë një takim të dytë me Zelenskyn

admin
Last updated: 14/08/2025 17:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar në një intervistë për Fox News Radio se takimi i tij i shumëpritur me presidentin rus Vladimir Putin do të jetë në qendër të agjendës së tij të nesërme – dhe mund të ketë pasoja të menjëhershme për diplomacinë me Ukrainën.

Trump deklaroi se nëse takimi me Putinin rezulton i suksesshëm, ai do të telefonojë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të diskutuar mundësinë e një takimi të dytë mes tyre. Sipas Trump, ky takim mund të zhvillohet në disa vende të mundshme, përfshirë edhe Alaskën.

Megjithatë, i pyetur nëse Zelensky është “në gatishmëri” për të udhëtuar në rast se bisedimet me Putinin ecin mirë, Trump u tregua i rezervuar, duke thënë se nuk do të spekulojë nëse një takim i dytë do të ndodhë realisht.

Lidhur me komunikimin me publikun pas takimit me presidentin rus, Trump shtoi se “mund të jetë diçka e këndshme” që ai dhe Putin të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp. Megjithatë, ai theksoi se në rast se bisedimet nuk shkojnë sipas planit, do të flasë vetëm për mediat përpara se të kthehet në SHBA.

Takimi Trump–Putin pritet me interes të lartë në skenën ndërkombëtare, ndërsa deklaratat e fundit hapin mundësi për zhvillime të reja diplomatike me ndikim të gjerë.

 

You Might Also Like

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Shekerinska: Bosnja dhe NATO po hedhin një hap më tej

Pamje prekëse nga Kharkivi – policia ukrainase shpëton fëmijët pas sulmit me dron rus në kopsht

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gagica i AAK-së: 300 punëtorë të “Tregut” në Gjilan janë ende pa paga, institucionet komunale të marrin masa
Next Article Rusia dhe Ukraina këmbyen të burgosur të luftës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?